Princesha e Uellsit, Kate Middleton është e mbuluar me pasiguri në lidhje me pjesëmarrjen e saj në ceremoninë e dhënies së çmimeve të Wimbledon që është planifikuar në datën 14 korrik.
Paraqitja e saj e fundit daton më 15 qershor gjatë ceremonisë “Trooping the Colour”, një ngjarje që shënoi kthimin e saj pas diagnozës me kancerit.
Megjithatë, Kate vazhdon të luftojë kundër sëmundjes dhe pasojave të rënda të trajtimeve me kimioterapi.
Edhe pse me vështirësi të lidhura me sëmundjen, ende ka shpresë për të parë Princeshën midis spektatorëve të turneut të shumëpritur të tenisit.
Kate ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në ngjarje, por gjithçka do të varet nga gjendja fizike në të cilën do të jetë në ditët paraprake.
Mungesa e Kate Middleton gjatë Wimbledon-i do të ndihej shumë nga publiku dhe organizatorët e ngjarjes.