Sipas doktorit, Torbjörn Tomson “ka mundësi të larta për një shtatzëni pa komplikime” për nënat me epilepsi
Profesori i neurologjisë dhe epileptologjisë Torbjörn Tomson nëpërmjet një trajnimi na këshillon më shumë në lidhje me gratë të cilat janë shtatzën por edhe me epilepsi.
“Shumë gra me epilepsi marrin informacion për epilepsinë dhe shtatzëninë vetëm pasi bëhen shtatzëna.
“Ne mund të bëjmë më mirë,” tha Torbjörn Tomson, MD, në Institutin Karolinska, Stokholm, Suedi,
Qëllimi në trajtimin e epilepsisë është të ruhet kontrolli i krizave duke minimizuar ekspozimin ndaj barnave potencialisht teratogjenike, tha Tomson.
Ai shtoi se planifikimi i shtatzënisë te gratë me epilepsi është i rëndësishëm, por pranoi gjithashtu se shumica e shtatzënisë në këtë grup janë të paplanifikuara.
Në përgjithësi, është e rëndësishme tu tregohet pacientëve se “ka një mundësi të lartë për një shtatzëni pa komplikime dhe një pasardhës të shëndetshëm,” tha ai.
1. Zgjedhja e ASM-ve më të përshtatshme gjatë shtatzënisë bazohet në potencialin që një barnë individuale të shkaktojë malformacione kongjenitale të mëdha dhe në vitet më të fundit.
2.Optimizimi i dozave të ASM-ve është gjithashtu i rëndësishëm — dhe për të qenë i saktë, është e rëndësishme të dokumentohen nivelet e serumeve optimale të ASM-ve për individin para shtatzënisë, të cilat mund të përdoren si një qëllim bazë gjatë shtatzënisë.
Burimi i fotos: Pexel