Home ShowBiz Eneda Tarifa tregon arsyen e tërheqjes së saj nga festivalet
Eneda Tarifa tregon arsyen e tërheqjes së saj nga festivalet
0

Eneda Tarifa tregon arsyen e tërheqjes së saj nga festivalet

0
0

Në emisionin “Pushime on Top” ditën e djeshme ka qenë e ftuara e rradhës këngëtarja shumë e njohur për publikun shqiptar Eneda Tarifa, e cila është gjendur përballë pyetjeve të moderatorit Eni Shehu. Ajo na tregon më tepër për karrierën e saj muzikore dhe pjesëmarrjen në festivale që do të zhvillohen këtë sezon. Nga ana tjetër këngëtarja na tregon dhe arsyen e shkëputjes së saj. 

“Vjen një pikë që lodhesh, po jo se lodhesh përgjithmonë. Kam edhe unë tundimet e mia shpeshherë. Kam një këngë që besoj se është fiks për Këngën Magjike dhe e kam dorëzuar. Kështu që do jem pjesë e festivalit”,– tha Eneda duke treguar pak më shumë detaje për këngën. 

-Po çfarë kanë festivalet dhe sa “fitime” sjellin ata tek artistët? 

“Ia vlen pjesëmarrja në festival, sepse është një lançim i këngës në mënyrë fantastike, sidomos festivali i Këngës Magjike ia vlen, sepse vihesh në pozita konkurrimi me pjesën tjetër të kolegëve. Mua më ka bërë shumë punë.  

Por nuk ia vlen, sepse shpenzon shumë. Shpenzim prej vërteti, me mish e me shpirt dhe para” – tha këngëtarja 

Pjesëmarrja e saj e fundit ishte në vitin 2021, por këtë vit ajo u shpreh se është gati për t’u rikthyer. 

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Nt6vusaK13U 

Burimi i fotos:  Instagram https://www.instagram.com/p/C9DRbEaMsJV/?igsh=c3B1dnlpNzEybGE=