Home ShowBiz Ndahen Stormzy dhe Maya Jama
Ndahen Stormzy dhe Maya Jama
0

Ndahen Stormzy dhe Maya Jama

0
0

Nëpërmjet një posti në rrjetin e tyre social dyshja e njohur ka vendosur ti jap fund lidhjes së tyre tashmë disa vjeçare.

 Reperi dhe prezantuesja e Love Island kanë ndarë një deklaratë të përbashkët në Instagram, duke thënë se kanë provuar të punojnë mbi marrëdhënien e tyre që nga rikthimi i tyre bashkë vitin e kaluar. 

“Ne provuam, dhe nuk funksionoi, dhe kjo është në rregull,” thanë ata. 

 Postimi filloi: “Ne kemi qeshur duke bërë këtë deklaratë sepse asnjëherë, por asnjëherë, në një milion vjet nuk menduam se do të ishim çifti që njoftonte ndarjen. 

Çifti tha se u dashuruan  në vitin 2014, ku pas pesë vitesh u ndanë. “Ne vendosëm të provojmë për herë të fundit në gusht të vitit 2023, dhe këtë vit të kaluar kemi bërë të pamundurën për ta bërë që të funksionojë, megjithatë kohët e fundit vendosëm të ndajmë rrugët.” 

“Kur u takuam për herë të parë ishim 21 dhe 20 vjeç – të dy në fillim të karrierave tona – dhe kaluam pesë vite së bashku dhe pastaj pesë vite qëndronim të ndarë, kështu që kjo tentativë e fundit ka shumë për të kuptuar, rikuptuar dhe për të hequr dorë nga disa gjëra.” 

Çifti shtoi se do të mbeten miq, dhe kërkoi që njerëzit “të mos bëjnë shumë zhurmë” nëse i shohin ata duke u takuar në të ardhmen në ngjarje si Brit Awards. 

Postimi përfundoi: “Ne kërkojmë me respekt që të na lejoni të dy të vazhdojmë dhe të mos na shqetësoni (ne kemi dyshim se kjo do të funksionojë, por ne po kërkojmë me respekt në çdo rast). Ju do t’ju duam dhe ju falënderojmë për të gjithë dashurinë që na keni dhënë, ka qenë e bukur.” 

Linku: https://www.bbc.com/news/articles/c1dm3mynz4go 

Burimi i fotos: Instagram https://www.instagram.com/p/C9hS-EuMxkm/?igsh=MTdzMDZsanhudHNubw==