Home Lifestyle Horoskopi ditor, 19 korrik 2024
Horoskopi ditor, 19 korrik 2024
0

Horoskopi ditor, 19 korrik 2024

0
0

Demi 

Nuk mund të thuhet se mungojnë idetë në këtë moment, sot Luna, Jupiteri dhe Dielli janë të favorshëm. Në aktivitetin profesional, përpara se të vijë vjeshta, është e nevojshme të bësh një lëvizje. Ky është një moment shumë i veçantë për të gjithë dhe ju po punoni shumë. Gjendesh në një moment pak polemik, por kjo për shkak se dëshiron të arrish maksimumin. Nëse po kërkoni një dashuri të re, mos u tërhiqni, javët e ardhshme do të sjellin një intensitet të veçantë në marrëdhëniet tuaja sentimentale. Ata që janë ndarë po kërkojnë tashmë takime të reja. Shumë persona kanë tashmë një histori dashurie të përcaktuar, të tjerët duan të përjetojnë vetëm emocione. 

Dashi 

Problemi kryesorë janë paratë. Keni projekte shumë të vështira për t’u menaxhuar. Do të jetë një periudhë rimëkëmbjeje e pjesshme, por duhet të kuptoni çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Për shumë persona është e nevojshme të fillojnë përsëri nga zero, edhe në aspektin ekonomik. Megjithatë, nëse keni një punë të pavarur, është e mundur të merrni një shpërblim, keni prerë disa degë të thata dhe tani është e nevojshme të kuptoni se çfarë të bëni për të ardhmen. Në dashuri, Venusi kundërshton dhe kërkon kujdes, veçanërisht ata që jetojnë një histori të re, është një fazë rishikimi që lidhet me historitë sentimentale. 

Binjakët 

Luna në kundërshtim shkakton një gjendje stresi për shumë gjëra që duhet të bëhen ose që përfundojnë. Duhet të jesh i sigurt në atë që dëshiron, risku që të marrësh gjëra për diçka tjetër është mjaft i lartë. Në dashuri është e rëndësishme të jesh i kujdesshëm. Edhe pse je në një fazë fitore me Jupiterin në shenjë, sot mund të zemërohesh për gjëra tepër të vogla, ndërsa fundjava do të jetë më e qetë. Prandaj, është më mirë të heshtësh këtë mbrëmje sesa të nxisësh polemika. Nëse duhet të përballesh me një diskutim gjatë ditës së sotme më mirë shtyje për të shtunën. 

Gaforrja 

Konsidero që ky është një qiell i mundësive për të ardhmen, kështu që mos lejo veten të pushtohesh nga melankolia e panevojshme. Dielli mbetet në shenjën tënde zodiakale. Çështjet në pritje lidhur me pronat dhe pasuritë familjare do të zgjidhen shpejt, thjesht duhet të jesh pajtues me to. Nëse ke nevojë të diskutosh për çështje familjare, rekomandoj të veproni deri në të premten. Për dashurinë, emocioni padyshim që është më i madh.  Venusi do të jetë aktiv gjatë gjithë muajit gusht. 

Luani 

Duhet të synosh lart në karrierë, shumë sfida janë fituar dhe të tjera do t’i sjellë fati . Sugjerime të reja nga jashtë janë gjithashtu tepër interesante. Edhe një pasion i ri mund të bëhet pjesë në jetën tënde. Mos e humb shikimin për ndjenjat. Për dashurinë, situata astrologjike është shumë e tronditur nga një Hënë e fortë dhe një Venus i favorshëm. Edhe sot, dëshira rikthehet dhe do të gjeni fjalët më të përshtatshme për të bindur atë që të pëlqen. Gjithashtu do të ketë shkëndija për ata që duan të bëhen të dukshëm nga të tjerët. 

 Virgjëresha 

 Një ditë e turbullt si ajo e djeshmja, nuk mund të ndikojë në mundësitë e mira në pritje të vjeshtës, megjithatë nuk do të arrish të bësh të gjitha ato që dëshiron. Ke mbështetje dhe respekt nga njerëzit që kanë rëndësi, por nëse duhet të bësh një hap përpara në dashuri, prit deri në të shtunën dhe të dielën ato janë ditë më efikase. Edhe këtë mbrëmje mund të diskutosh për gjëra të vogla. Po bënë progrese të mëdha, dëshiron të shkosh përpara në rrugën tënde duke mbyllur edhe marrëdhëniet që nuk kanë më arsye për t’u ekzistuar.  

Peshorja 

Luna është  në një aspekt pozitiv. Duhet të rikthehesh në forcën tënde, edhe pse ka pasur probleme të fundit midis prillit dhe qershorit vështirësitë nuk kanë qenë të pakta. Qëllimi yt tani është të bësh ndryshime të cilat shtyjnë më shumë blerje-shitje, çështje të rëndësishme tregtare, takime. Dhe nuk përjashtoj ardhjen e lajmeve të mira për ata që po kërkojnë një vend të ri për të jetuar, duke parë se në këtë drejtim nuk janë të pakët ata që kanë pasur nevojë për një lëvizje ose që janë duke e zbatuar atë. Në dashuri mbetesh i/e motivuar. Nga ana tjetër mosbesimi i zhvilluar për shkak të ngjarjeve të kaluara duhet të fshihet. 

Akrepi 

Tensionet që lindin këto ditë janë të tejkalueshme. Ka pasur probleme në familje, disa persona kanë tërhequr vëmendjen tënde, ka ata që kanë pasur probleme shëndetësore në familje dhe ti ke pasur nevojë të ndihmosh. Kjo ditë dërgon një mesazh fuqie dhe lejon për të përjetuar emocione më të mira krahasuar me të kaluarën. Mbështetje dhe udhëtime prodhuese për dashurinë po afrohet një fundjavë intrigante. Do të keni kontrata pune për tu rinovuar. Polemikat duhet të braktisen, është e kotë humbja e kohës me ata që nuk e meritojnë. 

 Shigjetari 

Edhe pse Luna është ende në shenjën tënde zodiakale kjo është një ditë për të përfituar nga bashkëpunimet, shoqëritë dhe marrëdhëniet me kolegët. Një situatë e jashtme mund të ndryshojë në mënyrë të rëndësishme. Ti je vetëm pak i zemëruar me dikë që të ka kthyer shpinën, gjithashtu duhet të rikthehesh në forcën fizike, shumë lodhje dhe vështirësi të lidhura me fillimin e qershorit po ndikojnë, pas një muaji nuk je rikuperuar plotësisht. Për ndjenjat nëse ka pasur vështirësi kjo është mbrëmja e duhur për të zbuluar veten, historitë sekrete mund të jenë argëtuese por jo të përfshira. 

Bricjapi 

Në fundjavë me Hënën në shenjën tënde premton diçka më të shkëlqyer. Nëse ndalesh për të reflektuar, do të vësh re një dallim të madh mes pjesës së fundit të qershorit dhe fundit të korrikut. Ke rikuperuar forcën tani ka shumë punë për t’u bërë. Është e mundur që për ata që kanë një punë të vështirë jo vetëm të gjejnë një vend të mirë në krahasim me të kaluarën dhe të ndihen më të kënaqur por edhe më pozitiv për të ardhmen. Për dashurinë, sot nuk do të mungojë sharmi. Nëse je beqar është e mundur të bësh njohje të veçanta, dhe kjo varet edhe nga ty. 

Ujori 

Aktiviteti i kësaj dite është tepër intensiv dhe e rëndësishme është të gjeni momente të kënaqësisë dhe të motivoheni më shumë. Mund të besosh në aftësinë tënde për të vlerësuar ngjarjet dhe situatat, dhe falë humorit tënd do të jesh në gjendje të mbështetesh më mirë. Vetëm kujdes nëse ke kontakte me persona të shenjave Akrepi dhe Luani. Për dashurinë yjet janë në anën tënde. Këshilloj një moment reflektimi në punë, ku mund të ketë çështje të pa zgjidhura. Në jetën tënde dhe në marrëdhënien me të tjerët nuk ka qartësi. Ti dëshiron të bësh gjëra të ndryshme krahasuar me të kaluarën por duhet të përballësh realitetin dhe ndoshta edhe detyrimet familjare që nuk i kishe më parë. Ndjenja e të qenit i lidhur nuk duhet të bëhet burim ankthi.. 

Peshqit 

Ka pasur disa ngjarje që kanë ndryshuar jetën tënde, të këndshme nëse lidhen me familjen dhe fëmijët. Sot forca nuk është në maksimum, kështu që rekomandoj të shtysh provat dhe situatat e vështira. Nëse ke të bësh me Binjakët dhe Peshqit duhet edhe më shumë durim. Për dashurinë këto yje këshillojnë pak kujdes. Shtyhini  bisedat për të shtunën dhe të dielën. Nuk është lehtë të kesh marrëdhënie të mira me ata që të interesojnë dhe nëse je i shqetësuar për të mbyllur një situatë në dashuri ose për të bërë një marrëveshje është më mirë të presësh. Dita është e mbushur me gjëra për t’u bërë. 

Linku: https://www.corriere.it/oroscopo/oggi/ 

Burimi i fotos: freepic