Madonna një nga yjet më të njohura të muzikës në botë e cila vlerësohet për këngët e saj të cilat pëlqehen nga të gjithë. Nga ana tjetër smund të lëm dhe pa përmendur pasurinë që ajo ka si përshëmbull koleksionin e saj të gjërave të çmuara dhe aksesorëve luksozë.
Ajo ka qenë dhe do të jetë një ikonë e industrisë së muzikës për pothuajse dy dekada dhe vazhdon të frymëzojë fansat e saj përmes mediave sociale.
Ndërkohë djali i saj David, i cili është larguar nga shtëpia e nënës së tij dhe nga e gjithë pasuria e madhe, ka zbuluar sa e vështirë është jetesa në New York.
Sipas një raporti të Daily Express US, David aktualisht jeton në një apartament në Bronx të New York-ut dhe po përpiqet të krijojë një emër të tij gjithashtu të bëhet financiarisht i pavarur.
Ky është një hap i guximshëm nga djali i yllit të muzikës me pasuri të madhe, por mesa duket ai nuk është se po e përballon mirë atë.
David ka pranuar se është shumë e vështirë të sigurojë jetesën në një vend si New York.
Ai madje ka thënë se uria në mes të natës e ka detyruar të shkojë në kërkim të ushqimit. Megjithatë ai ka thënë se beteja për të qenë financiarisht i pavarur nuk po e luftohet i vetëm, pasi ka edhe të dashurën pranë tij që po e mbështët në këto kohë të vështira.
Linku:https://economictimes.indiatimes.com/news/international/us/in-his-struggle-to-be-financially-independent-madonnas-son-david-struggling-for-basic-needs-ever-since-he-left-mothers-mansion/articleshow
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C9GkkcIshKL/?igsh=eDM2bmppNTFscWpo