Home ShowBiz Shpat Kasapi zbulon pengun që ka nga humbja e të atit
Shpat Kasapi zbulon pengun që ka nga humbja e të atit
0

Shpat Kasapi zbulon pengun që ka nga humbja e të atit

0
0

Shpat Kasapi në daljen e tij të fundit ka folur si rrallë herë për raportin me të atin dhe pengun që ka nga humbja e tij.  Këngëtari u shpreh se ka qenë në moshë sumë të vogël dhe atëherë nuk e ndjen kaq shumë por që e ka peng që nuk arriti dot të shikonte sukseset e tij.

‘Kam qenë 13 vjeç. Kur je i vogël, çfarë ndodh? Ti nuk mendon shumë gjatë asaj periudhe, sepse i kishim kushtet e mira shyqyr Zotit. Çdo herë, nëna ime ka punuar për ne.

Pas një viti pas ndarjes së babait, unë fillova me muzikë, me diçka që e kalova atë depresionin, sepse je i vogël. Kur je më i madh, e përjeton më keq.

Kështu mendoj unë. Ndoshta dhe se ishim në kushte të mira. Nuk na la babai keq, na la shumë mirë. Punonte për ne. Është kujdesur për ne në maksimum.

Kështu që i them të gjithë atyre familjarëve, baballarëve në përgjithësi, nënave po se po, që kanë fëmijë ta quajnë familjen e shenjtë sepse s’i dihet jetës. Më vjen tepër keq që nuk e pa suksesin tim. Gjithmonë them: ‘Po të jetonte dhe pak’.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=MrFV9cbq6ZA

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/shpatkasapi85/

tags: