Spoti i shfaqur ku është Bella Hadid me atletet Adidas të modelit SL72 duket se ka krijuar mosmarrëveshje të mëdha mes saj dhe markës më të njohur në të gjithë botën.
Ajo ka vendosur të mbledh gjithë stafin e saj duke përfshirë dhe avokatë për të nisur një proces gjyqësor ndaj kompanisë Adidas pasi ajo ka vendosur të heqi figurën e saj nga spoti.
Ky vendim erdhi pasi Izraeli kundërshtoi përfshirjen në spot të modeles më të famshme e cila ka lindur në Palestinë.
Adidas rihodhi në treg më herët atletet SL72, të cilat janë përdorur për të parën herë edhe nga 11 sportistët izraelitë. Ata u vranë në sulmin me armë të një grupi militantësh palestinezë në lojërat olimpike të Mynihut në vitin 1972.
Hadid pretendon se largimi i imazhit të saj nga spoti është në kundërshtim me kontratën. Ajo ka reaguar gjithnjë publikisht në mbështetje të kauzës palestineze duke protestuar për ata deri në momentin e fundit.
Linku: https://www.timesofisrael.com/bella-hadid-said-mulling-legal-action-as-adidas-drops-her-from-1972-olympic-shoead/
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/C6dyH3uuouF/?igsh=MTFnemV0eG5yaXNjNA==