Home ShowBiz ‘Në çdo vend më mungon’, Agron Llakaj i bën dedikimin prekës partnerës së ndjerë
‘Në çdo vend më mungon’, Agron Llakaj i bën dedikimin prekës partnerës së ndjerë
0

‘Në çdo vend më mungon’, Agron Llakaj i bën dedikimin prekës partnerës së ndjerë

0
0

Kanë kaluar 2 muaj nga ndarja nga jeta e partneres së Agron Llakës. Për aktorin dhe gjithë familjen e tij kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë. Së fundmi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale aktori ka kujtuar partnerin e ndjerë. Me një shkrim tepër emocional Agron Llakaj shprehet kështu.

Sot 2 muaj pa Ty!

Kalojnë ditët dhe sërisht mbetem i pushtuar nga mungesa jote Kostandina…dhe jetën e shikoj krejt ndryshe.

Sa i pakuptimt ky fati ynë?!

Shtyj një ditë, një jave…,sot 2 muaj…,ushqej mendimin se do më kthehesh sërish dhe sdi…,eci rrugës dhe më duket se përpara do me shfaqesh Ti, ke qenë në punë, ne bankë a diku..eci nga liqeni dhe hapat që vijnë mbrapa nga kushdo me ngjajnë me ritmin e hapave te tua…,sa herë instiktivisht kthej kokën…,ul ritmin të të pres.., dhe sërish vetëm.

Ulem te vendi ynë ne kafenë dhe porosis gjithmone dy, dy gjysma kafe dhe një shishe uje… Në shtëpi çdo levizje e hapje e mbyllje dere…,më rrënqeth të gjithin..,mos po vjen ti?!-

” Të kam sjellë dy bluza, provoi cila të rri më mirë?!” Me mungon e qeshura jote…,malli më shqyen për zërin tënd në telefon-” hë mo Agron?!

” Pusho pak,mos rri pa ngrënë…,të të pres apo vonon?!” E ditët shtyjnë njëra tjetren e hëna me diellin vazhdojnë ndërrojne vendet…,unë jo…,të pres Ty.

E si Hachiko jam shndërruar në pritje, në pritje deri në amshim..,nuk kam një vend ku Ty të të pres,në çdo vend më mungon Ti,”-ka përfunduar Agroni.

Linku: https://www.instagram.com/p/C9y6iJUN8tb/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C9y6iJUN8tb/

tags: