Home Lifestyle Parashikimi i motit, 24 korrik 2024
Parashikimi i motit, 24 korrik 2024
0

Parashikimi i motit, 24 korrik 2024

0
0

Gjatë ditës së sotme vendi do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore. 

Nga ana tjetër parashikohet që vranësirat  do të shtohen pas mesdite  në të gjithë vendin tonë. Pritet që të rritet dhe lagështira në ajër duke krijuar reshje shiu në zonat veriore, në shtrirjen lindore si edhe pjesërisht në qytetet e zonave më të ulëta. 

Vija bregdetare do të mbetet kryesisht vetëm me kalime vranësirash. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë, e cila pritet në qarqet si Elbasan dhe Berat. 

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3  ballë. 

Linku:meteoalb 

Burimi i fotos:pexele.com