Home ShowBiz Miley Cyrus shfaqet më afër se kurrë me nënën e saj Tish Cyrus
Miley Cyrus shfaqet më afër se kurrë me nënën e saj Tish Cyrus
0

Miley Cyrus shfaqet më afër se kurrë me nënën e saj Tish Cyrus

0
0

Ikona e popit Miley Cyrus tregoi edhe një herë dashurinë për nënën e saj, Tish Cyrus pasi partneri Billy Ray Cyrus u dëgjua duke e fyer menaxheren e muzikës më 24 korrik 2024. 

Ajo postoi nëpërmjet rrjetit të saj social Instagram disa foto nga seti Gucci duke përfshirë dy foto në të cilën është duke mbajtur përkrahë vetes dhe nënën e saj. 

Këngëtarja përgjatë viteve të fundit nuk ka pasur marrëdhënie të mira me babain e saj për një kohë shumë të gjatë. 

Kur Miley pranoi çmimin për regjistrimin e vitit në Grammys në shkurt ajo e përjashtoi Billy Ray nga fjalimi i saj duke falënderuar vetëm nënën e saj, motrën, “dashurinë” dhe stilistët. “Nuk mendoj se kam harruar dikë – por mund të kem harruar tërheqësit. Mirupafshim!” u shpreh ajo. 

Sipas Bright Side, Miley i ka ndërprerë kontaktet me babain pasi zbuloi se ai ishte në një lidhje me një  vajzë shumë afër moshës së saj. 

Nëna e Miley Cyrus vendosi të ndahet nga Billy Ray pas pothuajse 30 vitesh martesë.

Çifti u martua nga viti 1993 deri në vitin 2002 para se Tish të dorëzonte kërkesën për divorc. Përveç Miley ata kanë një djalë, Braison Cyrus 30 vjeç dhe një vajzë, Noah Cyrus 24 vjeç. 

Gjithashtu Tish ka dy fëmijë Brandi dhe Trace nga martesa e saj e mëparshme me Baxter Neal Helson ndërsa Billy Ray ka një djalë, Christopher nga lidhja e tij e mëparshme me Kristin Luckey. 

m11

Linku: https://www.pinkvilla.com/entertainment/hollywood/miley-cyrus-stands-with-mom-tish-as-alleged-audio-of-dad-billy-rays-insult-surfaces-details-inside-1331927 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C4B165qJfFr/?igsh=MTBvNTBlNnB1Z21jZQ==