Home ShowBiz Taylor Swift performon në stuhi shiu vetëm për fansat e saj
Taylor Swift performon në stuhi shiu vetëm për fansat e saj
0

Taylor Swift performon në stuhi shiu vetëm për fansat e saj

0
0

Më 23 korrik këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift ka mbajtur koncertin e saj të parë Eras Tour në Hamburg të Gjermanisë.

Si gjithmonë me performancat e saj madhështore dhe këtë herë këngëtarja shumë e dashur nga të gjithë e tregoi dhe një herë dashurinë e madhe që ka për fansat duke e vazhduar koncertin edhe pse një stuhi shiu po krijonte probleme.

Koncerti vazhdoi të ishte po aq mbresëlënës sa në fillim saqë as një stuhi shiu nuk mundi ta ndaloi atë. 

Sipas disa mediave këngëtarja u shpreh:”Nuk e di nëse e keni dëgjuar këtë për ne, por këtu në Eras Tour na pëlqen absolutisht një shfaqje shiu. Unë mendoj se një shfaqje në shi tërheqë një audiencë që është plotësisht e merituar dhe e gatshme për të festuar me ne gjatë gjithë natës në shi”. 

Përpos këtyre ajo shtoi:”Jam e rrethuar nga një turmë e tërë njerëzish që do të kërcenin me mua në shi”. 

3

Linku: https://www.instagram.com/tushmagazine/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/reel/C91e-KXIEYq/?igsh=MTVwYmdndDZha3dtZA==