Home Lifestyle Horoskopi ditor, 26 korrik 2024
Horoskopi ditor, 26 korrik 2024
0

Horoskopi ditor, 26 korrik 2024

0
0

Demi 

Nëse je në proces studimi duhet të kesh parasysh se kjo është një periudhë që do të të lejojë të marrësh reagime të mira. Ka njerëz që duhet të japin një drejtim të ri në karrierën e tyre ose të fillojnë një kurs të ri studimi nga vjeshta. Çdo gjë që fillon tani do të ketë rezultate të rëndësishme. Uljet dhe ngritjet mund të karakterizojnë ende këtë periudhë  sepse në një moment do të kapesh nga një frikë e caktuar. Sa i përket dashurisë një fundjavë shumë e ëmbël ju pret. Mundohuni të bëheni të vetëdijshëm për mundësitë e tua të mëdha. 

Demi 

Me Merkurin aktiv do të mund të bësh zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen po ashtu të rregullosh llogaritë. Një vlerë monetare do te vi dhe do të zgjidhen çështje që lidhen me burokracinë dhe ligjin. Zgjidh gjithmonë ata njerëz që të sjellin gëzim. Përveç kësaj në këtë fund të korrikut duhet të përpiqesh të jesh pranë njerëzve të këndshëm dhe ndoshta të planifikosh sa më shpejt një udhëtim që të argëtojë. Sa i përket dashurisë mos i moho afeksionin atyre që të dua pasi sot do të jesh i ëmbël dhe kuptues. 

Binjakët 

Sot Hënë është e shkëlqyer dhe dëshira për liri po rritet nga ora në orë. Prandaj nuk do të doje që dikush të të thotë çfarë duhet ose nuk duhet të bësh. Mund të përballesh me shefat ose të jesh pak më agresiv nga ana tjetër do të dëshiroje që njerëzit përreth të jenë të kuptueshëm ndaj teje. Shpjego qetësisht arsyet e tua atyre që duhet dhe shmang reagimet e tepruara që mund të të japin një pamje të keqe. Jupiteri në shenjë sjell kënaqësi. Për më shumë favorizohen studentët dhe ata që duhet të marrin një diplomë. Dashuria duhet menaxhuar me kujdes pasi lidhjet e pamundura do të mbyllen në gusht. 

Gaforrja 

Ka disa shqetësime për punën veçanërisht në lidhje me zhvillimin e një projekti. Nuk është e lehtë të bësh gjithçka dhe ky stres mund të ndikojë duke sjellë ndryshime të humorit gjatë këtyre orëve. Për fat të mirë kjo situatë ka një përfundim sepse që nga sonte do të ndihesh shumë më mirë. Ka shumë përgjegjësi dhe angazhime të marra më parë që duhet të përmbushen por do ishte më mirë t’i shtysh për më vonë. Sa i përket dashurisë ekuilibri dhe fjalët ndihmojnë por e rëndësishme është të përpiqesh të mos e shqetësosh këtë gjendje përndryshe rrezikon disa momente të tepruara të shqetësimit. 

Luani 

Përgatitu pa frikë për përvoja të reja dhe për përditësimet gjithashtu prit ndryshime profesionale. Çfarëdo që bësh gjatë këtyre ditëve edhe sot duke pasur parasysh që Hëna është në favorin tënd do të sjellë sukses të mirë. Një kërkesë e jotja nëse është e bazuar në mundësi konkrete mund të aprovohet me pritshmëri të mëdha. Vjeshta do të sjellë këshilla të vlefshme. Sa i përket dashurisë do të jetë një ditë që sjell kënaqësi. Në disa raste do të kesh mundësinë të bësh projekte të rëndësishme për të ardhmen. Mundohu ti japësh më shumë kohë kujdesit të marrëdhënies tënde dhe nëse ke diçka për të thënë vepro menjëherë mos prit deri të dielën. 

Virgjëresha 

Tensionet që ke përjetuar dje po qetësohen gradualisht edhe pse je lodhur pak si shumë. Kur nuk ndihesh i sigurt për diçka zakonisht stepesh para se të flasësh. Shqetësimi që tregon është i madh sepse ka takime të rëndësishme në prag të vjeshtës. Shiko përpara dhe mos mendo për situatat që ke lënë pas. Siç kam thënë je një person i matur dhe nëse thua ndal e bën me vetëdije pasi kjo vlen për dashurinë dhe për punën. Për zemrat e vetmuara nuk përjashtohet që gushti të sjellë një ndjenjë të re. Për dashuritë e reja je në një sezon që të lejon shumë përfshirë gjithashtu hapa të rëndësishëm. Tani duhet të përpiqesh të kuptosh se si mendon personi që është objekti i dëshirave të tua. 

Peshorja 

Hëna në opozitë sjell ende disa shqetësime. Duhet të përshtatesh me një situatë të re por Jupiteri në favor do të ndihmojë me kalimin e kohës për të rikthyer një ekuilibër të mirë. Kujdes nëse sot dhe nesër duhet të përballesh me njerëz që janë larg nga vizioni dhe perspektiva jote për jetën. Nuk je në një periudhë dështimesh por ka ndodhur një pengesë  që ke pritur të marrësh diçka por nuk ka ardhur. Ndjenjat janë të turbullta por për dashurinë sonte është më mirë të mos e ngarkosh situatën shumë. Më mirë shtyji gjërat për nesër. 

Akrepi 

Për natyrë je një person i kujdesshëm por mos u bëj dyshues. Ka pasur shpenzime shumë të mëdha lidhur me shtëpinë, tatimet ose çështje të tjera që nuk i kishe parashikuar ose i ke parashikuar keq. Deri në fund të muajit është më mirë të jesh i kujdesshëm dhe të mos fusësh shpesh dorën në portofol. Për dashurinë kemi parë që nga fillimi i muajit ka pasur shumë pasiguri dhe kjo nuk është për faj tënd. Ndoshta largime për shkak se ke pasur nevojë të ndihmosh njerëz të familjes. Nëse ke diçka për të thënë për dashurinë ose për të sqaruar diçka do të ishte mirë ta shtysh gjithçka për gusht. 

Shigjetari 

Mos e shty një sqarim me një mik ose të afërm sepse në këtë ditë gjithçka është më e lehtë. Një ditë ideale do të jetë sidomos për çiftet e reja që dëshirojnë të mendojnë për një projekt ose për ata që duan të planifikojnë një ngjarje. Sa i përket dashurisë është një mbrëmje edhe më intrigante dhe momenti i duhur për të rikuperuar atë bashkëpunim që ke humbur gjatë muajve të fundit dhe ndoshta edhe formën fizike që është ndikuar nga një qershor i rëndë. Vetëm Jupiteri në opozitë kërkon të vlerësosh mirë forcat e tua.Nëse do të planifikosh një ngjarje që përfshin lodhje do lodhesh shumë.  

Bricjapi 

Kur thua jo është jo! Jetojmë në një shoqëri ku shpesh njerëzit bëjnë zgjedhje për komoditet ose përfitim por ti nuk je i tillë. Madje ka njerëz që të kritikojnë për integritetin dhe forcën tënde por në të vërtetë mund të jesh një shembull për të gjithë. Mos ki frikë sepse gjithçka do të kthehet në favorin tënd. Nga sot edhe Merkuri fillon një tranzit të rëndësishëm. Gushti do të jetë një muaj referimi. Për dashurinë kjo është një periudhë në të cilën duhet të përpiqesh të rikuperosh një pjesë të madhe të pasionalitetit madje duke falur një person që ka qenë pak i padrejtë me ty në të kaluarën. 

Ujori 

Sot Hëna është në favorin tënd. Nga ndjenja e një shqetësimi të madh në fund do të kthehet në pozitiv! Mos e shty asgjë. Një lidhje dashurie duket më e largët, e vështirë, e mërzitshme ose për shkak se partneri është larg fizikisht ose emocionalisht ose sepse ka çështje emocionale dhe intelektuale që duhen shëruar. Ndihesh i lodhur nga grupi ose roli i tanishëm. Do të ketë nevojë të ri diskutohen marrëveshjet pasi nuk je i kënaqur me atë që fiton. Janë të parashikuara shpenzime për shtëpinë ose për rinovime prandaj është e rëndësishme të jesh i kujdesshëm. 

Peshqit 

Me Jupiterin në opozitë këto ditë mendimet për punën janë në qendër të vëmendjes. Disa kundërshtarë janë mposhtur tashmë por mbetesh pak i pasigurt për të ardhme. E rëndësishme është të arrish në fund të korrikut me një ide të qartë për atë që dëshiron. Të paktën në dashuri gushti mund të vë në dyshim disa lidhje. Kujdes nga ndërhyrësit e tretë sepse xhelozia në disa raste mund të bëhet një armë. Ka pasur momente në fillim të pranverës kur profesionistët e lirë kishin dyshime për vazhdimin e një pune. Sa më shumë të afrohemi në pjesën e dytë të vitit aq më shumë do të kemi siguri për të përfunduar vitin 2024 në qetësi. 

Linku: https://www.corriere.it/oroscopo/oggi/

Burimi i fotos: freepic