Këngëtarja i ka dalë në mbrojtje vajzës së saj, Vivian e cila ka pranuar publikisht që është transgjinore nëpërmjet lajmit që ka ndarë në rrjetin sociale Instagram.
Grimes është shprehur se:“E dua dhe jam përherë pafundësisht krenare për Vivian”.
Deklarata e artistes erdhi tre ditë pasi, Musk 53 vjeç u bë viral për pretendimin se vajza e tij dhe e ish-gruas ishte “vrarë nga virusi i mendjes woke.”
Themeluesi i Tesla-s i cili përdori emrin e vjetër të vajzës së tij gjatë një bisede me Dr. Jordan Peterson pretendoi se ishte “ndjerë i mashtruar me nënshkrimin e dokumentave” për operacionin e ndryshimit të gjinisë së Vivian.
“Ka pasur shumë konfuzion” tha Musk në intervistën e Daily Wire të hënën duke kujtuar se iu tha që Vivian “mund të kryente vetëvrasje” nëse nuk kalonte në këtë procedurë.
Në një pjesë tjetër të intervistës, Musk “premtoi të shkatërrojë virusin e mendjes woke” dhe pretendoi se po “bënte progres” në atë drejtim.
Linku: https://pagesix.com/2024/07/26/parents/grimes-supports-elon-musks-daughter-after-woke-mind-virus-claim/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BiiJGKZnt5f/