Home ShowBiz U përfol për një pëlqim ndaj ish-konkurentes së BBVK, Azem Gagica i jep fund aludimeve
U përfol për një pëlqim ndaj ish-konkurentes së BBVK, Azem Gagica i jep fund aludimeve
0

U përfol për një pëlqim ndaj ish-konkurentes së BBVK, Azem Gagica i jep fund aludimeve

0
0

Azem Gagica ish-konkurent i Big Brother Vip Kosova u përfol shumë pas daljes së tij për një pëlqim të mundshëm për modelen e njohur tashmë, Alba Vukaj. 

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e njohur nga të gjithë ndjekësit vun re afrimitetin e tepruar që dy banorët kishin. Brënda shtëpisë ata  kishin shprehur pëlqim për njëri tjetrin, por ndodhi që modelja më von vendosi të distancohej nga marrëdhënia e krijuar. Vendimi i marrë nga modelja nuk e ndaloi publikun të vazhdojë të krijojë aludime që raporti i tyre nuk është prishur dhe se ata janë bashkuar pas mbarimit të “BBVK”. 

Gjatë ditës së djeshme në emisionin që modelja moderon ishte i ftuar Azemi. Ai u pyet nga ajo për raportin e shumë përfolur midis tyre.  

“Njerëzit flasin se shumica ndoshta nuk janë duke punuar por duke qëndruar në Facebook duke u marrë më shumë me punët e tjetrit sesa të vetat”. 

“Jemi pëlqyer dhe punët nuk kanë ecur si kanë dashur disa njerëz” u shpreh ai. 

Alba gjithashtu vendosi të jap një përgjigje njëherë e mirë. 

Ajo u shpreh:“Edhe brenda kemi pasur një raport shoqëror. Ne nuk jemi parë shumë jashtë se kemi jetë të ndryshme unë në Amerikë me angazhime ti në Zvicër. Raportin e kemi të mirë”. 

Nga përgjigjet e marra kuptojmë se dy banorët kanë ngelur miq mes njëri-tjetrit duke mos pasur asgjë më shumë se një raport miqësor. 

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=HNaZUZfFgao

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C79-DVEo7O_/