Rita Ora pritejt të performonte në Campus Festival në Hungari por arsyet shëndetësore e kanë detyruar që të mungojë. Lajmin këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore e ka bërë të ditur në rrjete sociale.
Rita duket se ka probleme me veshkat dhe si pasojë e një momenti delikat ka pasur nevojë për ndihmë mjeksore.
Krahas një poze ku shfaqet e shtrirë në spital artistja shkruan:
“Hungari, Festivali Campus. Mbrëmë më duhej të shkoja urgjent në spital dhe u largova në orën 7 të mëngjesit sot. Për fat të keq, kam probleme me gurë në veshka. Falënderoj të gjithë mjekët dhe stafin mjekësor për durimin dhe ndihmën me dhimbjen time. Premtoj se do të kthehem së shpejti, më vjen shumë keq që nuk do të performoj sonte. Me gjithë dashurinë time, Rita”.
Linku: https://www.instagram.com/ritaora/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ritaora/