Home Lifestyle Horoskopi ditor, 29 korrik 2024
Horoskopi ditor, 29 korrik 2024
0

Horoskopi ditor, 29 korrik 2024

0
0

Demi 

Kjo është një periudhë kalimi dhe transformimi. Kjo javë e re fillon me një energji të mirë. Ju pret një e hënë që forcon madje dëshirën për të kuptuar nga është duke shkuar zemra jote. Kjo periudhë e rishikimit pozitiv do të zgjasë gjatë gjithë gushtit. Do të të këshilloja të vendosësh disa pika të qarta si në dashuri ashtu edhe në aktivitet. Marrëdhëniet që lindin gjatë kësaj periudhe kanë shanse për të shkuar larg. Shmang impulsivitetin pasi do të dish të përcaktosh kushtet e tua. 

Dashi 

Ka diçka të re në horizont për sa i përket punës. Mërkuri është në një aspekt të favorshëm dhe mund të zgjidhësh mosmarrëveshjet që kanë lidhje me të kaluarën. Është e nevojshme të ndryshosh. E di që nuk i do transformimet e papritura por duhet të përshtatesh me rrethanat pasi fati ka ndryshuar rregullat e lojës. Megjithatë mund të organizosh më mirë takimet sepse gushti do të jetë muaji i zbulimeve dhe i marrëdhënieve të rëndësishme. Sa i përket dashurisë në fakt ka lajme që mund të jenë ndonjëherë qetësuese edhe për ata që kanë kaluar një krizë. Hëna në shenjë garanton për sot një dozë të mirë racionaliteti. 

Binjakët 

Merr parasysh që nesër Hëna, Marsi dhe Jupiteri do të jenë në shenjën tënde prandaj është e rëndësishme të përgatitesh që nga kjo e hënë për disa takime të rëndësishme. Ka mundësi të fitosh një sfidë me Jupiterin në shenjë. Megjithatë ende duhet të zgjidhësh disa mosmarrëveshje të hapura nga e kaluara. Në dashuri është e rëndësishme të bësh një dallim. Ata që janë ndarë për momentin nuk dëshirojnë të lidhën dhe do të përpiqen për histori të reja duke i jetuar ato ditë pas dite por ata që janë në çift gjatë gushtit do ta vënë në provë ndjenjën e tyre.  

Gaforrja 

Dëshira për të gjetur hapësira të reja për të shprehur veten ndryshe dhe për të bërë zgjedhje të ndërgjegjshme në punë është e fortë. Ajo që të bie në sy këtë të hënë është prania e Hënës në mbështetje. Idet nuk mungojnë dhe ka shumë dëshirë për të sfiduar veten. Ndoshta ka mbetur një ndjenjë e madhe shqetësimi dhe ankthi dhe do të ishte mirë të qetësosh zemrën tënde nga ky këndvështrim. Takimet e gushtit do të jenë të zgjidhshme. Në veçanti nëse je vetëm dhe i lirë për të dashuruar ia vlen të besosh më shumë në veten tënde dhe në mundësitë që ofron e ardhmja. 

Luani 

Do të kesh dëshirë të përjetosh emocione të sinqerta me Diellin që vazhdon tranzicionin në shenjën tënde. Je plot me ide dhe të tjerët janë të gatshëm të të dëgjojnë. Ka vetëm disa probleme në aspektin financiar, por kjo është për shkak se deri në majin e kaluar janë përballuar disa çështje edhe familjare ose ligjore. Për sa i përket dashurisë nën këto yje është e mundur të rikrijohen marrëdhëniet e vjetra. Nevojat e veçanta mund të kënaqen në njëfarë mënyre falë këtij qielli. Mbrëmja është pak e zymtë kështu që nuk do të kesh dëshirë të bësh shumë ose të kalosh kufijtë. 

Virgjëresha 

Situata në fushën e punës është shumë interesante këto ditë. Mërkuri është në shenjën tënde. Figura profesionale është në qendër të vëmendjes dhe duhet të përpiqesh të jesh në lartësinë e kërkesave që kanë për ty duke e anashkaluar ndonjë provokim që mund të lindë për shkak të divergjencave me njerëz të lidhur me të kaluarën e afërt. Sot dhe nesër ka një shqetësim të madh në ajër. Do të ishte mirë të lije gjërat të kalonin por ndjesia është shumë e lartë dhe nuk mund të bësh sikur nuk e vën re. Disa vonesa janë në plan. 

Peshorja 

Jupiteri në mbështetje do të përmbushë dëshirat e tua dhe dëshirën për të sfiduar veten.  Megjithatë do të ishte e përshtatshme të gjeje hapësira të reja dhe të zgjerosh rrezen e veprimit në mjedise të reja veçanërisht nëse je i ndikuar nga komplikime të kaluara. Nga pikëpamja sentimentale do të mund të dëgjosh zemrën tënde dhe të japësh hapësirë për gjithçka që të pëlqen. Në të kaluarën në një moment të caktuar ke përfunduar duke u përputhur më shumë me nevojat e të tjerëve se sa me të tuat. Si gjithmonë të kujtoj se është e domosdoshme të rikuperosh qetësinë dhe forcën e brendshme. 

Akrepi 

Hëna në opozitë mund të sjellë disa kundërshtime këtë të hënë. Mos kërko konfirmime nga të tjerët por gjej ato në veten tënde. Kohët e fundit ka pasur një rënie energjie saqë dje nuk ishe në formë të përsosur. Nesër  gjërat do të shkojnë më mirë . Nëse ke në plan të blesh diçka vlerëso mirë pro dhe kundra dhe të gjitha mundësitë. Shitjet, blerjet mund të të sjellin më shumë fitime. Të gjitha bizneset janë të rëndësishme për profesionistët e lirë. Për sa i përket dashurisë do të jesh më i motivuar nga gushti dhe do të bëhesh i vlerësuar si një dashnor romantik dhe sensual. Megjithatë nëse ka mbetur ndonjë mosmarrëveshje sentimentale përpiqu të jesh i kujdesshëm në gjykimet e tua përndryshe rrezikon siç ndodhi dje. 

Shigjetari 

Herë pas here ndien nevojën për të sfiduar veten dhe për të kapërcyer pengesat që ndoshta i vendos vetë në rrugën tënde. Mos bie në kurthin e polemikës për çdo çmim përndryshe rrezikon të kalosh një gusht të vështirë për ndjenjat. Në realitet jo të gjitha janë në krizë por mund të duken të largët dhe të ftohtë. Të lutem mos bëj hapa më të mëdhenj se sa mundësitë e tua edhe pse e di që kjo këshillë mund të të shqetësojë pasi je zakonisht një shenjë që do të bëjë atë që dëshiron dhe të arrijë gjithmonë më shumë. Por nuk do të dëshiroja që ndonjë komplikim ekonomik apo fizik të çojë në një ndalim. E mira është të vlerësosh me kujdes çdo lloj projekti para se të futesh në të. 

Bricjapi 

Po kthehet një stabilitet i mirë sepse Mërkuri është tashmë në mbështetje dhe Venusi do të jetë gjithashtu brenda disa ditësh. Karakteri yt është në thelb i vendosur dhe  këmbëngulës madje disa kanë frikë të përballen me ty sepse mendojnë se kanë të bëjnë me një person të fortë dhe të pandryshueshëm. Vetëm ata që të njohin mirë e dinë që ke një shpirt të butë dhe që mbron veten me një mburojë për të shmangur që të tjerët të zbulojnë mirësinë tënde të thellë. Butësia do të rikthehet me muajin gusht. Këshilla e parë për ata që duan të kërkojnë dashuri është të mos mbyllen në shtëpi. Mund të kërkosh një falje. Ata që janë të kënaqur me partnerin e tyre do të bëjnë zgjedhje të mëdha nga tani deri në fund të shtatorit. 

Ujori 

Nëse je i vetëm do të ndiesh një impuls të pakontrollueshëm për t’u ekspozuar  edhe në lidhje me punën nuk është e përjashtuar që të kërkosh zgjidhje të ndryshme nga ato të kaluara. Pas disa ditësh Venusi nuk do të jetë më në kundërshtim dhe do të zgjojë ndjenjat. Klima në dashuri përmirësohet dhe do të jesh në gjendje të harrosh disa mosmarrëveshje të rënda. Ka pasur një distancë fizike ose psikologjike që është bërë e dukshme pikërisht gjatë javës së kaluar. Idetë e reja duhet të vlerësohen me mbështetje nga Jupiteri. 

Peshqit 

Herë pas here pa dashuri ushqen polemikat vetëm për të kuptuar kush të ndjek në mendimet e tua dhe kush është në anën tënde. Mendo se ata që reagojnë ndaj provokimeve të tua të duan ndërsa ata që bëjnë sikur nuk e vën re janë të pandërgjegjshëm. E gjithë kjo është në rregull por nuk duhet të ekzagjerohet. Kjo është e rëndësishme edhe në përpjekjet për gushtin sepse ai do të jetë një muaj që do të sjellë disa tensione të mëtejshme. Në të vërtetë ajo që po kërkon tani është një port e sigurt ku të gjeni strehë. Ndërsa çështjet e punës jo vetëm që po marrin shumë kohë por gjithashtu po tensionojnë nervat. Po punon në një projekt të ri dhe dëshiron të kesh një siguri më shumë. Nuk ka asgjë të keqe në kërkimin e kësaj sigurie. 

Linku: https://www.corriere.it/oroscopo/oggi/ 

Burimi i fotos:pexels.com