Sot do të festonin 40-vjetorin, ja fjalët që Agron Llakaj i bën dedikim partneres së ndjerë
Tashmë kanë kaluar dy muaj pas ndarjes nga jeta e bashkëshortes së aktorit më të dashur për të gjithë publikun, Agron Llakës, Kostandina. Pas një beteje shumë të gjatë nga një sëmundje e rëndë ajo nuk arriti dot tia dal. Duket se kjo ngjarje ka shënuar një tronditje të thellë për, Agron Llakën gjithashtu dhe familjarët e tij.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram aktori ka zgjedhur të ndaj lajmin se ditën e sotme ata do të festonin 40 vjetorin e martesës duke i kushtuar asaj një dedikim të ndjerë.
Ai shkruan:“Sot do festonim 40 vjetorin e martesës, Kostandina ime. (Gon’Nina) sakrifikuam, vuajtëm, fituam, por Ti si marathonomaku, pas lajmit të fitores, ike. Festo me engjëjt, zemër.”
Këto kanë qenë dhe fjalët që aktori i njohur nga të gjithë ka zgjedhur të shkruaj për bashkëshorten e tij të ndjerë, Kostandinën.
Linku: https://www.instagram.com/stories/agronllakajofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C7YIiQgIebs/