Djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Pax, është dërguar me urgjencë në spital pas një aksidenti me biçikletën e tij elektrike. Ai nuk kishte vënë helmetë gjatë daljes së tij me biçikletë dhe si pasojë është dëmtuar.
20-vjeçari ishte duke ecur në një nga rrugët e Los Angeles gjatë ditës së djeshme sipas raportimeve. Gjithashtu raporohet se ai ka përplasur pjesën e pasme të një makine që kishte qenë e ndalur në semaforin e kuq. Teksa, Pax po i afrohej një kryqëzimi në bulevardin Los Feliz rreth orës 17:00 u përplas me makinën.
Burimet treguan për TMZ se Pax është në gjendje të qëndrueshme, por nuk ka informocione në lidhje me shkallën e lëndimeve që ka pësuar nga përplasja.
Linku: https://www.hellomagazine.com/celebrities/709792/angelina-jolie-brad-pitt-son-pax-rushed-hospital-head-injury-crash/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWe8nT8Mj7Z/?igsh=Zzd4eDQ2ZHQ3cThl