Home Lifestyle Horoskopi ditor, 30 korrik 2024
Horoskopi ditor, 30 korrik 2024
0

Horoskopi ditor, 30 korrik 2024

0
0

Demi 

Është mirë të bësh projekte të mëdha por duhet të kesh kujdes për burimet ekonomike sepse vitet e fundit kanë qenë të vështira në këtë aspekt. Për dashurinë yjet janë gjithmonë në favor kështu që ata që kanë një marrëdhënie të bukur me siguri kanë bërë tashmë një zgjedhje për të jetuar së bashku. Ata që kërkojnë dashurinë mund të shpresojnë për javët në vazhdim. Këto yje të bëjnë provokues, të gëzuar, pak të çmendur, të aftë në çdo moment të ngjallësh interesin e personit që të pëlqen. Marsi, Jupiteri, Dielli – këta janë planetët që sjellin diçka më shumë në jetën tënde. Mos u përpoq të ngulësh këmbë për situata ose njerëz që nuk ia vlen më të përballeshme ata. 

Dashi 

Merkuri është në favorin tënd. Nëse po kërkon një drejtim të ri për punën tënde ose po përpiqesh të zgjidhësh një problem të gjatë brenda një kohe të shkurtër do të marrësh konfirmime. Edhe nëse ka pasur një bllokim në biznes mund të rikuperohet. Në këtë martë ke nevojë të kalosh më shumë kohë me personin që do dhe nëse ke kaluar një periudhë të ndërprerjes sentimentale dëshira për një familje dhe shtëpi do të jetë urgjente. Më duket se shumë njerëz kanë kaluar një korrik të rëndë me disa polemika të tepërta. Gushti do të ofrojë mundësinë për të rikuperuar pak qetësi personale dhe familjare. Je një person serioz nuk i jepet menjëherë dikujt por nëse ka dikush që të tërheq zemrën pse të mos e testosh atë? Ata që kanë pasur mosmarrëveshje për dashuri do të gjejnë një pikë marrëveshjeje në gusht. 

Binjakët 

Ke një dëshirë të madhe për të hedhur poshtë të kaluarën dhe për tu angazhuar në gjëra të reja pasi kjo është shumë e rëndësishme. Për më tepër disa planete po kalojnë në shenjën tënde ndër to Jupiteri dhe Marsi dhe sot edhe hëna është në anën tënde. Prandaj nëse po përpiqesh të zgjidhësh një problem nuk do të mungojnë inisiativa. Në dashuri do të duhet të jesh pak më pak i ashpër ndonëse shpesh ironia është mënyra si e komunikon atë që nuk të pëlqen dhe atë që dëshiron të ndryshosh. Rreziku është që të tërheqësh shumë telin pasi gushti do të jetë një muaj që do të vërë në provë të gjitha ndjenjat. 

Gaforrja 

Një periudhë krijuese është duke filluar. Ajo që fillon tani do të bëhet e rëndësishme edhe deri në vitin 2025. Programet dhe projektet që janë filluar në heshtje do të jenë në gjendje të zhvillohen. Pra si sot ashtu edhe nesër do të mund të japësh më të mirën tënde dhe të kalosh disa shqetësime. Do të ndihesh më i fuqishëm edhe pse është gjithmonë është e nevojshme të kesh kujdes në marrëdhëniet me Demin dhe Ujorin. Për dashurinë nëse je i vetmuar kjo është një periudhë emocionuese që lejon të gjesh marrëdhënie shumë të emocionuara. Gushti do të ofrojë më shumë pasi do të ishte mirë të organizosh pushime ose diçka të bukur brenda disa javësh. 

Luani 

Dielli është në shenjën tënde, Venusi ende aktiv dhe ti shfaqesh më shumë. Kjo është një periudhë me fat edhe për të ardhmen e afërt. Në dashuri ashtu edhe në fushën e punës gushti dhe shtatori do të jenë muaj perfekt. Klima është konfliktuale vetëm nëse nuk ke arritur të zgjidhësh një problem ekonomik. Që nga maji i kaluar disa marrëdhënie janë ndryshuar ose mbyllur. Në dashuri gjithçka varet nga ti por mos harro se krenaria është një këshilltar i keq. Nëse një person ka thënë jo ose është i pasigurt nuk do të thotë se nuk është i interesuar ndoshta është vetëm i turpshëm dhe ka nevojë për më shumë garanci. 

Virgjëresha 

Nëse ka diçka që të bën të ndihesh i gjallë dhe i fuqishëm ajo është puna prandaj pavarësisht nga mosha mendja jote duhet të jetë e angazhuar në një projekt ndryshe përfundon duke u ndjerë keq. Komunikimet janë të favorizuara nga këto yje. Përkushtoji vëmendjen biznesit, familjes dhe do të arrish rezultate të shkëlqyera përpara një gushti me Venusin në shenjë. Aspekti i vetëm që të bën të dyshosh është ai i parave sepse ka shpenzime të vazhdueshme për rikonstruksione, angazhime për fëmijët, prindërit ose shtëpinë. Sot për shembull ndonjë kundërshtim mund të lidhet me çështje financiare. Disonanca e hënës nuk do të jetë më aktive nga dita e parë e gushtit kështu që për të paktën dy ditë të këshilloj të mbash qetësinë dhe të ruash ftohtësinë e mendjes. 

Peshorja 

Së fundmi ke bërë një shqyrtim të mirë të jetës tënde dhe në disa raste ke kuptuar se ke bërë zgjedhje në të kaluarën më shumë për të kënaqur të tjerët sesa për veten tënde. Do të ishte mirë që tani të tregosh pak egoizëm të shëndetshëm. Prandaj nëse ke në plan të bësh një hap për të blerë diçka ose të vazhdosh një negociatë mos kërko këshilla nga të tjerët por vepro sipas instinktit tënd. Sa i përket dashurisë yjet të këshillojnë të harrosh të kaluarën dhe çiftet që janë martuar ose që jetojnë së bashku për pak kohë kanë projekte të mëdha për të ardhmen me favorin e Jupiterit. Edhe ata që kanë kaluar një krizë duket se janë gati të lirohen nga një barrë dhe të shkojnë përpara. 

Akrepi 

Sa shumë lodhje këto ditë! Ndoshta për shkak të angazhimeve të shumta ke pasur shqetësim edhe për shkak se ke dashur të ndihmosh një të afërm pasi disa njerëz kanë pasur nevojë për ty. Megjithëse ndonjëherë shfaqesh si një tip i ashpër madje edhe i mërzitur realiteti është ndryshe. Çështjet e tua private duhet të mbeten të tilla dhe ti je i shqetësuar kur dikush kërkon të zbulojë diçka më shumë. Kjo formë mbylljeje të bën të dukesh enigmatik në sytë e shumëkujt. Për dashurinë mbrëmja premton më mirë dhe gushti do të jetë një muaj i rikuperimeve. Do të ndihesh më rehat duke frekuentuar vende dhe njerëz të ndryshëm. 

Shigjetari 

Ka shumë intolerancë këto ditë dhe duhet të kesh kujdes pasi rrezikon të inatosesh për gjëra të vogla. Nëse po pret një përgjigje që nuk po arrin do të ndihesh ndoshta më i ashpër. Një dëshirë e re po lind brenda teje mund të jetë ajo për të bërë gjëra të ndryshme nga e kaluara. Të paktën për 48 orë të lutem të jesh i kujdesshëm nga një frazë e thënë keq ose e interpretuar gabimisht mund të krijojë keqkuptime. Forma fizike nuk është në maksimum por do të rikuperohet që nga dita e parë e gushtit. 

Bricjapi 

Je një person ambicioz ndaj puna është gjithçka për ty. Ata që kanë mundësinë të udhëheqin një zyrë ose të kenë një rol të rëndësishëm do të ndihen të kënaqur. Njerëzit që kanë një punë të varur ndiejnë nevojën për të bërë diçka për veten e tyre. Për dashurinë duhet të përgatitesh për një gusht intrigues do të ishte një fatkeqësi të mbetesh i vetmuar. Është e vërtetë që Demi ndjehet mirë me veten por do të doja të inkurajoja të gjithë ata që kanë kaluar një ndarje ose një periudhë të gjatë vetmie të rifillojnë. Një shtysë e mëtejshme vjen në gusht për çiftet dhe për ata që mund dhe dëshirojnë të kenë një fëmijë ose të rikuperojnë një marrëdhënie nëse është e mundur. 

Ujori 

Pas disa ditësh Venusi nuk do të jetë më në kundërshtim dhe do të lehtësojë një rikuperim emocional. Kujdes në marrëdhëniet me Demin dhe Luani. Detyrat janë shumë dhe dëshira për të hequr një barrë është e madhe. Një situatë astrologjike që kërkon të çlirosh mendjen tënde të aktivizosh dëshirën për liri duke bërë një udhëtim diçka të ndryshme nga e kaluara. Për këtë shenjë zodiakale monotonia dhe përsëritja e situatave të njëjta janë një e keqe që duhet eliminuar. Sot dhe nesër shumë planete janë në favor dhe do të mbërrijnë telefonata të këndshme dhe do të organizohet diçka argëtuese. 

Peshqit 

Humori yt është i shqetësuar dhe më mirë është të vëzhgosh sesa të veprosh. Në dashuri iniciativat e tua mund të ngatërrohen me egocentrizëm, Nëse një histori nuk ka baza të forta mund të shfaqë disa ndarje. Në të vërtetë këto janë ditë test për të vlerësuar forcën e një marrëdhënieje. Nëse vërtet ia vlen dhe është e fortë nuk do të ketë probleme që ta prishin atë. Megjithatë duhet të të paralajmëroj për veprimet e nxituara dhe qëndrimet polemike sepse gushti do të jetë një muaj në të cilin të gjitha ndjenjat do të vihen në provë. Je një person shumë i ndjeshëm por do të duhet të forcohesh duke e lënë të kalojnë gjërat pa të prekur. Jam i sigurt se do të arrish ta bësh këtë. 

Linku:https://www.corriere.it/oroscopo/oggi/

Burimi i fotos:freepic