Bota e Brad Pitt thuhet se është tronditur rëndë nga aksidenti me biçikletë që ka përfshirë djalin e tij 20-vjeçar, Pax Jolie-Pitt.
Aktori ka bërë një koment të pakëndshëm për ish-gruan e tij, Angelina Jolie për shkak se Pax po përdorte biçikletën në vend të një makine.
Ylli i “Fight Club” e ka përjetuar rënd aksidentin e djalit të tij dhe tregon se është i shqetësuar që nuk ka arritur ta kontaktojë atë.
Marrëdhënia ndërmjet Pitt dhe Pax ka degraduar që nga një incident i akuzuar për dhunë në familje që ndodhi ndërmjet aktorit dhe ish-gruas së tij në një avion privat në vitin 2016.
“Brad është i shqetësuar dhe i tronditur nga aksidenti i Pax, por ai nuk mund ta kontaktojë atë,” i tha një burim Daily Mail.
“Është shumë e trishtueshme për, Brad çdo herë që dëgjon për një nga fëmijët që është i lënduar ai ndjehet plotësisht i pafuqishëm sepse nuk ka çfarë të bëjë.”
“Prirja e një babai do të ishte të shkojë në spital ose ta telefonojë. Ai ka provuar kaq shumë herë, por fëmijët nuk i përgjigjen telefonatave të tij. I ka duar e lidhura,” vazhdoi burimi.
“Brad nuk mendon që Pax duhet të drejtojë një biçikletë pa helmetë në fillim – ai duhet të kishte qenë në një makinë,” shtoi burimi
Linku: https://www.yahoo.com/entertainment/brad-pitt-reportedly-distraught-over-233032885.html
Burimi i fotos: Instagram