Home ShowBiz Elton John feston 34 vjetorin e ndërprerjes së përdorimit të substancave dhe alkoolit
Elton John feston 34 vjetorin e ndërprerjes  së përdorimit të substancave dhe alkoolit
0

Elton John feston 34 vjetorin e ndërprerjes së përdorimit të substancave dhe alkoolit

0
0

Elton John po feston një tjetër arritje në rrugëtimin e tij nga shërimi ndaj alkoolit dhe drogës. Ai e ndau këtë ditë të veçantë në mediat sociale duke postuar një foto të një monedhe “Alcoholics Anonymous” të cilën e marrin si shpërblim pas mbarimit të trajtimit. 

Ai shkruan: “34 vjet i pastër dhe i matur. Jeta ime nuk ka qenë kurrë më mirë.” “Me dashuri, Elton ”  mbishkruan ai. 

Në vitet e para të famës së tij, Elton ra në një cikël të vazhdueshëm të abuzimit me drogën dhe alkoolin duke pranuar se për shumë vite që nga viti 1970 dhe 1980 ai e përjetonte jetën përmes një “shkëlqimi të ndikuar nga droga”.  

Megjithatë në vitin 1990 pasi pa efektet shkatërruese të epidemisë së SIDA-s ai vendosi të pastronte jetën e tij nga ndikimi i tepërt i substancave narkotike. 

Në vitin 2020 gjatë festimit të 30 viteve kurim ai u tha fansave në një postim në mediat sociale: “Nëse nuk do të kisha bërë hapin e madh për të kërkuar ndihmë 30 vjet më parë do të isha i vdekur. Faleminderit nga thellësia e zemrës për të gjithë ata që më kanë inspiruar dhe mbështetur gjatë rrugës”shkroi ai. 

Screenshot 2024-08-01 112944

 

Linku: https://www.thecoast.net.nz/news/sir-elton-john-is-celebrating-34-years-of-sobriety/ 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C8hFz52iStK/?img_index=1 

tags: