Home ShowBiz “Lajmin e kam zbuluar nga portalet”, Alma Bektashi tregon si e zbuloi tradhtinë
“Lajmin e kam zbuluar nga portalet”, Alma Bektashi tregon si e zbuloi tradhtinë
0

“Lajmin e kam zbuluar nga portalet”, Alma Bektashi tregon si e zbuloi tradhtinë

0
0

Këngëtarja më e dashur nga të gjithë, Alma Bektashi ka qenë e ftuar në emisionin “Sol” duke treguar më shumë detaje në lidhjen me jetën e saj sentimentale dhe për mënyrën se si ajo arriti të zbuloj tradhtinë që ish-bashkëshorti i bëri. 

Në intervistë ajo tregoi detaje se pse i kishin lindur dyshimet edhe pse kishte dëgjuar shumë zëra për atë që flitej. Ajo tregoi se lajmin e kishte mësuar menjëherë nga portalet. 

Bektashi shprehet:”Nuk e toleroj mosrespektimin apo gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike dhe me 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin.” 

“Lajmin e kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar por nuk i besoja pa i parë gjërat vetë”. Duke parë që luhet në familje nuk besoj që duhet të fal, tregoi ajo. 

Alma Bektashi i dha fund martesës me bashkëshortin e saj, Sokol Stafa në fund të vitit 2021 pas 25 vitesh martesë. Arsyeja ishte tradhtia nga ish-bashkëshorti duke nisur një romancë me një vajzë 20 vite më të re dhe me profesion psikologe. 

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=0Wv22ym4xUc 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C-FuOlmoVwa/