Bukuroshja nga Durrësi, Françeska Rustemi ka fituar kurorën e Miss Universe Albania 2024 pak muaj më parë. Ndjekësit dhe jo vetëm janë kurioz të dine se çfaarë po ndodh me jetën e saj private përtej modelingut.
Në daljen e saj për Pushime On Top Lei Kraja u sigura ta ngacmonte në këtë drejtim.
Nga përgjigjia e modeles kuptuam se ende nuk ka një dashuri në jetën e saj.
“Ah moj Lei sa do të doja! Në fakt është një pyetje shumë e bukur dhe do të doja shumë që të isha e dashuruar në një marrëdhënie sepse normalisht që unë jam e dashuruar me jetën, me shoqërinë, me familjen, me veten time, por për një lidhje sentimentale për momentin nuk kam kohë. Mendoj që ajo lidhja sentimentale dhe marrëdhënia do momentin dhe përkushtimin e saj kështu që nuk po marr njeri në qafë akoma.”, tha ajo.
Linku: Pushime On Top
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/franceskarustemm/