Home ShowBiz Erion Isai dhe Bes Kallaku hedhin poshtë të gjitha aludimet, ja si është raporti i tyre
Erion Isai dhe Bes Kallaku hedhin poshtë të gjitha aludimet, ja si është raporti i tyre
0

Erion Isai dhe Bes Kallaku hedhin poshtë të gjitha aludimet, ja si është raporti i tyre

0
0

Gjatë ditës së djeshme i ftuar në podcastin “N’SPAK” ishte këtë herë kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai i cili ka qenë gjithashtu pjesë e botës së aktrimit. Ai ka vendosur të sqarojë një herë e mirë marrëdhënien që ka me ish-kolegun e tij, Bes Kallakun për të cilin u ngritën shumë aludime për një konflikt të mundshëm midis tyre duke çuar në prishjen e miqësisë. 

 I pyetur nga moderatori i emisionit, Ermal Qorri ai bashkë me Bes Kallakun vendosën ti përgjigjeshin pyetjeve që prej kohësh kanë dashur të marrin përgjigje. 

Erion Isai tregoi se me kolegun e tij, Bes Kallakun nuk kishte pasur asnjë hatërmbetje përgjatë 19 vite shoqëri. 

-Jeni zënë me Besin, se ca dolën ca fjalë kështu? 

“Kurrë. Unë me Besi Kallakun këto 19 vjet nuk kam pasur hatërmbetje një herë. Kjo është vetëm për meritë të Besit se unë jam ngacmuar sa të duash”. 

Përgjatë emisionit moderatori i kërkoi, Erionit që ti telefononte, Besit dhe ai u përgjigjë menjëherë. Ishte vetë, Erion Isai që e pyeti nëse kishin pasur konflikte midis tyre. Sigurisht që batutat e aktorit më të dashur nga të gjithë nuk do të mungonin. 

Bes Kallaku përgjigjet:”Po jemi kapur njëherë prej flokësh te ato, te Instagrami. Jo more jo. Është meritë e dy shpirtrave të pastër me njëri-tjetrin”. 

Këto kanë qenë dhe përgjigjet e marra nga dy personazhet, të cilët tregojnë dhe një herë raportin e ngushtë që ata kanë duke hedhur poshtë të gjitha aludimet e krijuara. 

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=eiTBuwV7BfY

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C22Ka7CIVI7/