Home ShowBiz “Mendova se do të vdes”shprehet, Peter Andre kundër luftës ndaj sulmeve të panikut
“Mendova se do të vdes”shprehet, Peter Andre kundër luftës ndaj sulmeve të panikut
0

“Mendova se do të vdes”shprehet, Peter Andre kundër luftës ndaj sulmeve të panikut

0
0

Këngëtari i “Mysterious Girl” 51 vjeç nëpërmjet një postimi në rrejtin e tij Instagram ka reaguar ndaj sulemve të panikut që ka përjetuar. Duke folur drejtpërdrejt në kamerë, Peter e përshkroi përvojën e tij më shumë për të ndihmuar të tjerët dhe për t’i ngushëlluar duke i tregur dhe një herë  se do të jenë mirë. 

Peter tha: “Mendon se po vdes. 

“Një sulm paniku, siç e përshkruaj unë, është ndjesia sikur po vdes. 

“Zemra të rreh shpejt dhe dora të bëhet pak e djersitur dhe të kaplohet një mjegull në tru.” 

“Ti nuk di se çfarë do të ndodhë dhe mendon se nuk mund të dalësh prej kësaj situate’. 

“Ju lutem njoftoni një ambulancë”. 

Sipas NHS-së, një çrregullim paniku është “një çrregullim ankthi ku ndodhin rregullisht sulme të papritura paniku ose frike”. 

Peter ka qenë shumë i sinqertë për shëndetin e tij mendor gjatë viteve. Në vitin 2018, ai foli me Heat për të promovuar fushatën e shëndetit mendor “Where’s Your Head At?”. 

Ylli shkoi të fliste me dikë që ishte i specializuar në fushën e ankthit dhe sulmeve të paniku. 

Ai shtoi: “Pasi fillova të kuptoja se cili ishte problemi dhe sulmet e panikut ishin kaq të rregullta çdo ditë dhe për vite fillova të dëshiroja të flisja për këtë sepse ishte e vetmja mënyrë për të u përmirësuar. Ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë.” 

Përveç terapisë, Pete gjithashtu zbuloi se medikamentet janë shumë ndihmuese për të kontrolluar sulmet e panikut. 

Megjithatë ai theksoi se kjo nuk është një zgjidhje e shpejtë dhe të dy opsionet duhet të pranohen për të trajtuar plotësisht problemin. 

Linku: https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/29635723/peter-andre-panic-attack-die/ 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C-F3TxcNDVj/