Aktori Erion Isai ishte i ftuar në në podcastin “N’SPAK” nga gazetari Ermal Qori ku zbuloi disa të pathëna rreth jetës së tij. Aktori tregoi për herë të parë tre komplekset e tij dhe të gjitha duket se kanë pasur të bëjnë me pamjen e jashtme.
Gjatësinë, hundën dhe veshët. Dy prej tyre ai u shpreh se nuk i ka më kompleks pas ndërhyrjes që bëri.
“Për qejf. Me thënë të drejtën shkova për qejf. I kam pasur kompleks. Tre gjerë…nuk është turp t’i them. Domethënë veshët, hundën dhe gjatësinë. Gjatësinë nuk kemi si ta zgjidhim, s’kemi ça i bëjmë, ndërsa këto të dyja vendosa që t’i zgjidh për shkak se unë jam artist dhe puna e gjatë në ekran do më duhet. Edhe me thënë të drejtën kam dal mirë”.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=to148xvo7gk&t=21s
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C9koYVJg2Z5/