Këngëtarja e dashur nga të gjithë, Adelina Tahiri tashmë prej kohësh është aktive në rrjetin e saj social Instagram duke e përditësuar audiencën për ngjarjet më të rëndësishmë që ndodhin përgjatë përditshmërisë së saj. Ajo së fundmi ka treguar se ka nisur pushimet me familjen e saj nga fotot e shpërndara në Instagram.
Duket se diçka ka ndodhur duke e dërguar këngëtaren në ambientet e spitalit. Nëpërmjet një InstaStory, Adelina Tahiri ka ndarë lajmin se ajo ndodhet në spital duke treguar më shumë për gjëndjen e saj shëndetësore.
Ajo duket qartazi që është duke marrë një serum teska ka fotografuar veten e saj në spital.
E pyetur nga një ndjekës se si është ajo i përgjigjet: “Te them të drejten sot skam qenë mirë, po besoj ta marr veten në ditët në vijim”, ka shkruar këngëtarja. Gjithashtu ka treguar se po ndihet keq me shëndet gjatë kohëve të fundit.
Nuk na ngelet gjë tjetër vetëm ti urojmë rikuperim sa më të shpejtë këngëtares.
Linku: https://www.instagram.com/stories/adelina_tahiri1/3426689060112217471/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C9iH3n5tcY2/?img_index=1