Home Lifestyle Disa shenja që tregon se nuk po kujdesesh mirë për veten dhe kjo po ndikon te fëmijët tuaj
Disa shenja që tregon se nuk po kujdesesh mirë për veten dhe kjo po ndikon te fëmijët tuaj
0

Disa shenja që tregon se nuk po kujdesesh mirë për veten dhe kjo po ndikon te fëmijët tuaj

0
0

1.Je vazhdimisht e lodhur.  

 A e ndjen se je gjithmonë e lodhur? Pavarësisht se mund të flesh tetë deri në dhjetë orë çdo natë dhe gjithsesi të zgjohesh e lodhur të nesërmen? Nëse është kështu ka shumë mundësi që nuk po kujdesesh mirë për veten.  

Dr. Shefali shpjegon “Kur je përherë e lodhur durimi yt dhe aftësia për tu angazhuar me fëmijën tënd zvogëlohet. Kjo mund të çojë në rritjen e irritimit dhe më pak ndërveprime me fëmijën tënd.” 

2.Ke neglizhuar interesat e tua. 

 Një shenjë e madhe që tregon se po neglizhon veten është nëse ndihesh e pavendosur. Ngadalë do të fillosh të humbasësh interesin për hobitë ose aktivitetet që dikur të kanë sjellë gëzim. Por pse ndodh kjo? 

Sipas mjekut të familjes, Clark Gaither njerëzit që përjetojnë “‘djegie” shpirtërore përjetojnë shterim emocional dhe mungesë ndjenje arritjeje personale. 

Siç thekson Dr. Shefali, “Braktisja e tyre dhe interesave të tua dërgon një mesazh te fëmija yt që kujdesi për veten është i parëndësishëm. Kjo mund të rezultojë në mënyrë që ata të mos i vlerësojnë interesat dhe pasionet e tyre.” 

3.Kufijtë janë të paekzistueshëm. 

 Prindërit që janë vërtet në fund të forcave shpesh i mungojnë kufijtë e shëndetshëm. E vërteta është se këta prindër janë aq të shpërqendruar dhe të lodhur nga fusha të tjera të jetës saqë fillojnë të braktisin komoditetin e tyre sepse kërkon shumë energji për të vepruar ndryshe. Kjo mund të ndikojë gjithashtu te fëmijët e tyre në afat të gjatë kohor. 

 Dr. Shefali shpjegon:”Mosvendosja e kufijve shpesh çon në ndjenjën e mbingarkesës dhe zemërimit. Fëmijët përfitojnë nga struktura dhe kufijtë kështu që paaftësia jote për t’i vendosur mund t’i bëjë ata të ndihen të pasigurt.” 

 4.Ke injoruar problemet e tua shëndetësore.  

 A ke shkuar te mjeku kohët e fundit? Kur ishte hera e fundit që kishe një ditë për kujdesin e vetes? A ha shëndetshëm në përditshmëri? Nëse përgjigja për të gjitha këto është jo, atëherë nuk po kujdesesh mirë për veten. 

Dr. Shefali paralajmëron: “Injorimi i shëndetit tënd fizik mund të çojë në probleme më serioze shëndetësore që mund të të pengojnë të jesh plotësisht i pranishëm me fëmijën tënd. Po ashtu kjo modelon zakone të këqija shëndetësore.” 

5.Je emocionalisht e paarritshme.  

 Nëse nuk po kujdesesh për veten si mund të presësh që të kujdesesh për fëmijët e tu? E vërteta është se nëse nuk investon në veten tënde humbet aftësinë për të investuar në të tjerët. 

Siç thotë Dr. Shefali: “Të jesh emocionalisht e paarritshme mund të krijojë një shkëputje me fëmijën tënd duke çuar në ndjenja të vetmisë dhe braktisjes. Fëmijët kanë nevojë për mbështetje emocionale për të ndjerë siguri.” 

Linku: https://www.yourtango.com/family/signs-youre-not-taking-care-yourself-affecting-kids 

Burimi i fotos:pexels.com 

 

tags: