Home Lifestyle Horoskopi ditor, 7 gusht 2024
Horoskopi ditor, 7 gusht 2024
0

Horoskopi ditor, 7 gusht 2024

0
0

Dashi 

Shumë gjëra varen nga rrethanat. Shumica tani është e angazhuar në frontin e punës por ka dhe nga ata njerëz që kanë mbetur të ngecur për një kohë të gjatë dhe duan të rifillojnë. E gjithë ajo që ke bërë deri tani përbën një bagazh përvojash të jashtëzakonshme që do të çojë në arritjen e ndonjë objektivi të rëndësishëm. Do të jesh gati për një sfidë të re. Kjo nga njëra anë është intrigante dhe nga ana tjetër shqetësuese. Ka mundësi për studime të reja ose një program të ri në vjeshtë për shumë njerëz. 

Demi 

Situatat që janë krijuar kohët e fundit detyrat që ke marrë prej disa muajsh janë në proces ndryshimi. Është një moment për ruajtje dhe jo për investim ose të paktën për reflektim dhe nëse vjen diçka e re do të jetë për një periudhë të caktuar. Nëse ke filluar një projekt të ri pune duhet ta rregullosh sa më mirë.Do të marrësh përgjigje pozitive për çështjet ligjore që kanë mbetur të pezulluara. Në dashuri krahasuar me korrikun ka një avancim të mëtejshëm pasi në çiftet e lidhura prej kohësh mund të kalohen momente tensioni të mëdha që janë përjetuar në të kaluarën. 

Binjakët 

Mundësitë e reja janë në horizont dhe nuk do të jetë e vështirë të fillosh një drejtim të ri studimor apo një bashkëpunim të ri. Duhet të ecësh përpara edhe brenda të njëjtës kompani por në mënyra të ndryshme. Po e përmend edhe një herë si kam thënë disa herë më parë që viti 2025 do të jetë një vit për avancim. Jupiteri në shenjë është si një mburojë që ndihmon të shmangësh problemet. Nëse ke një histori të vjetër kohët e fundit ndihesh më polemik. Nëse nuk ke një histori tani përjeton emocione që janë të përkohshme. Është një periudhë kalimtare. Pjesa e dytë e gushtit do të sjellë disa dyshime në dashuri. 

Gaforrja 

Tani kërkohet vetëm një grimcë vullneti. Personat e martuar që duan dhe mund të kenë fëmijë janë në avantaz por dua të drejtohem te zemrat e vetmuara dhe te ata që janë ndjerë të zhgënjyer ose kanë përjetuar një ndarje pasi e kuptoj që janë shumë larg idesë për të filluar diçka të re. Por është e nevojshme të kesh besim. Tre muajt e ardhshëm mund të ndryshojnë mendimin tënd për gjërat që të pëlqejnë dhe për dashurinë. Mund të shqyrtohet një transferim, një ndryshim, një emocion i rëndësishëm. Do të ketë takime me fat. 

Luani 

Është qielli më i ngrohtë i vitit dhe nuk po flas për temperaturën e jashtme por për temperaturën e zemrës. Është një periudhë rritjeje jo vetëm në aspektin e punës dhe parave, por edhe në nivel emocional dhe rritjeje të brendshme. Nga ana tjetër, Jupiteri në favor ndihmon çdo lloj intuitiviteti. Ky periudhë është e mirë për takime dhe për miqësitë sepse Marsi dhe Jupiteri janë në favor. 

Virgjëresha 

Që nga qershori kanë filluar ndryshime që varen nga mundësitë ekonomike ose transformimet që prekin rezidencën dhe vendin e veprimit. Një ndryshim është i nevojshëm. Një qiell i mirë nuk e ndryshon karakterin e njerëzve, por Venusi do të ketë gjithashtu fuqinë të ndriçojë këndet e errëta të një marrëdhënieje. Kështu nëse një histori funksionon do të vazhdojë por nëse të lodh nuk do ta çosh më përpara për inerci. Në një periudhë të tillë të favorshme është e mundur të ndryshosh mendim dhe ta kërkosh dashurinë diku tjetër ose thjesht të vësh re se çfarë ndodh. 

Peshorja  

Që prej disa muajsh ke qenë duke bërë një analizë të kujdesshme të jetës tënde. Kjo është një periudhë kur mund të rishtohen probleme personale. Jupiteri në shenjë ndihmon për të kapërcyer problemet, por me gjithçka që ke përjetuar në muajt e fundit është e natyrshme të ndihesh ende me disa shqetësime fizike. Aspekti i mirë i Jupiterit të jep një paralajmërim sepse mund të lindin mundësi të reja në afat të shkurtër. Nga pikëpamja e dashurisë vijnë dy muaj të rëndësishëm për të gjetur dashurinë dhe për të konfirmuar një histori tashmë të vlefshme. 

Akrepi 

Je një përqendrim energjie që duhet të gjejë një shkarkim. Momentet e mëdha të tensionit do të jenë të papërballueshme dhe mund të çojnë madje në një fazë skepticizmi dhe mosbesimi. Për ty nuk ka të mesme. Do të kalosh ditë ku nuk do të bësh asgjë dhe të tjera ku nuk ndalesh asnjëherë. Tani duhet të kërkosh një mesatare. Sot takimet do të jenë më të lehta falë hënës së favorshme. Nëse ke qenë i tradhtuar nga dikush do të kesh mundësinë ta zëvendësosh atë deri në vjeshtë. 

Shigjetari 

Ka një nervozizëm të caktuar në ajër. Këto do të jenë ditë pak më nervoze se zakonisht si në familje dhe për vendime pune. Kohët e fundit një batutë ose një deklaratë e jotja mund të ketë shkaktuar kaos. Realiteti është se angazhimet e reja në punë dhe studime janë veçanërisht të rënda. Nëse ka diçka që ka shpëtuar tani më në fund do të jetë e mundur të ndjekësh rrugën e duhur. Vetëm në dashuri kërkohet shumë kujdes. Do të ketë propozime të rëndësishme për vjeshtën. 

Bricjapi 

Me të gjitha angazhimet që ke është e vështirë të mbash qetësinë. Do të kesh vënë re se kur nuk ndihesh i kënaqur dhe je i lodhur ke nevojë të qëndrosh vetëm. Nuk është një refuzim i botës por thjesht ke nevojë të riorganizosh idetë e tua. Binjakët pëlqejnë vendet që ofrojnë përqendrim dhe qetësi. Ata mund të jenë të apasionuar pas vendeve të mrekullueshme si India ose të jenë të fiksuar pas yoga-s, psikologjisë dhe filozofive orientale. Në këtë periudhë ke nevojë të rivendosësh kontaktin me vetveten dhe ndoshta të gjesh fjalët e duhura për të dashuruar.  

Ujori 

Është normale që në fushën e punës të ketë vonesa dhe disa para të shpenzohen për shtëpinë, për rinovime dhe ndryshime. Ata që nuk rinovojnë një marrëveshje ose që janë shumë të kërkueshëm në këtë periudhë bëjnë gabim nëse nervozohen. Për më tepër, Venus nuk është më në opozitë. Do të vijnë kohë më të mira. Në fushën sentimentale fillon një situatë më e mirë. Ka njerëz që janë të lodhur nga ambienti i zakonshëm dhe dëshirojnë të ndryshojnë ajër, qytet. 

Peshqit 

Kjo pjesë e parë e gushtit rivlerëson shumë situata dhe të gjen veçanërisht të shqetësuar. Nëse mund të të jap një këshillë përpiqu të jetosh çdo ditë dhe në dashuri mos kërko gjithçka menjëherë. Ka mundësi për diskutime për çiftet që e duan njëri-tjetrin. Po flitet për punë por ende nuk është e mundur të angazhohesh. Do të ketë një kontratë një marrëveshje shume shpejt. Vjeshta do të sjellë angazhime si dhe fillimet e vitit 2025. Ata që i japin hapësirë projekteve të reja është e vështirë të tradhtohen nga rrethanat por mund të ndodhin nga frika për të gabuar ose nga emocionet e momentit. 

Linku: https://www.corriere.it/oroscopo/oggi/ 

Burimi i fotos:freepik