Home ShowBiz Morata njofton ndarjen nga gruaja e tij
Morata njofton ndarjen nga gruaja e tij
0

Morata njofton ndarjen nga gruaja e tij

0
0

Alvaro Morata u transferua te Milani pak ditë më parë, por aventura në Itali nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sulmuesi spanjoll ka njoftuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, Alice Campello. Këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Instagram.

“Pas disa kohësh reflektimi, unë dhe Alice kemi marrë vendimin të ndahemi. Një marrëdhënie e mrekullueshme respekti reciprok ku e kemi dashur dhe e kemi ndihmuar shumë njëri-tjetrin. Kanë qenë vite të mrekullueshme dhe rezultati janë katër fëmijët tanë, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë.

Është një vendim i dhimbshëm, ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe gjithçka që kemi përjetuar së bashku ka qenë e pabesueshme dhe një përvojë e shkëlqyer mësimi”, thuhet në deklaratë.

Futbollisti Álvaro Morata dhe influencuesja dhe biznesmenja Alice Campello u takuan në vitin 2016 kur futbollisti luante për Juventusin dhe u martuan më 17 qershor 2017 në Venecia.

Linku:https://milanreports.com/2024/08/12/morata-separation-alice-campello/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C9cIvLMC6yh/?img_index=1

tags: