Home Lifestyle Parashikimi i motit, 6 shtator 2024
Parashikimi i motit, 6 shtator 2024
0

Parashikimi i motit, 6 shtator 2024

0
0

Orët e paradites do të dominohen nga vranësira dhe shira në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit ku herë pas here reshjet do të jenë në formë rrebeshi.

Ndërkohë zonat jugore do të paraqiten me vranësira dhe momenete me pika shiu. Parashikohet që pasditja vonë të sjellë përmirësim gradual të kushteve amtosferike duke zhvendor vranësirat dhe shirat drejt zonave lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në orët e mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C  vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: