Rita Ora është padiskutim një nga zërat më të dashur dhe të suksesshëm të muzikës në mbarë botën.
Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore ka një lidhje të ngushtë me rrënjet e saj dhe në çdo dalje publike e evidenton një gjë të tillë.
Në daljen e saj të fundit ajo foli për vështirësitë që ka ndeshur familja e saj pë t’ia nisur nga e para kur u larguan nga Kosova.
“Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për ne. Mamaja ime, e cila është psikatre, dhe babai im, një sipërmarrës në fushën e gastronomisë, duhej të mësonin një gjuhë të re dhe të rindërtonin jetën e tyre nga fillimi. Mamaja është shumë, shumë kosovare – me theksin e saj, me ushqimin. Unë gjithmonë jam rreth saj”- tha Rita.
“Unë nuk e di se çfarë ka në atë ujë, por jam shumë krenare për të gjithë yjet e mrekullueshëm të pop-it që kanë dalë nga Kosova”, thotë ajo.
Linku: Time Out London
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ritaora/