Ronela Hajati njihet për natyrën e saj ekspresive dhe pa komplekse për ta bërë jetën ashtu siç ajo ndihet më mirë pa u ndikuar nga opinion i të tjerëve.
Së fundmi këngëtarja është ndeshur me një gjuhë të ulët komentesh nga disa ndjekës.
Nëpërmjet një reagimi në rrjete ajo ka vendosur të mos i kursejë ndjekësit që e paragjykojnë për paraqitjen e saj ku shprehet:
“Kush ulet dhe komenton, harxhon kohë që mund ta harxhojë për të punuar e për t’ju çuar bukë në shtëpi familjes, rrinë gjithë ditën parazitojnë në tel e flasin akoma për peshë, moral (që s’kanë pikën e haberit ç’bëjmë me jetët tona), veshje, jeni për të ardhur keq!”.
Ndër të tjera ajo shtoi: “K*** lope, porno, janë standarde për të gjitha… Unë jam më speciale se kam ca kile më tepër dhe atë punën e librave si batuta, kështu që dhe komentet kanë diapazon më të gjerë”.
“Nëse nuk e pëlqen muzikën time, mos e dëgjo! Dhe kushdo që më takon, ju lutem mos më thoni më: Ronela qenke më e dobët live se është fjalia më shpëlarë që më zënë veshët. Kam pasqyrë! Të paktën unë kam punuar gjithë jetën dhe e kam çdo cent nga 20 vite që këndoj pa i rënë në qafë askujt kurrë!”.
“Të gjithë atyre që i kanë mbushur koncertet dhe zemrën time plot me dashuri e njerëz, ju kam shumë xhan! Ju tjerëve, ishalla po keni punë!”.
Linku:https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/