0
0
Këngëtari Ervis Behari i ka dhënë fund beqarisë me një dasmë madhështore mes miqsh dhe familjarëve të tij këtë të shtunë.
Të shumtë kanë qenë personazhet publik që morën pjesë në ditën e tij më të rëndësishme të jetës.
Vitin e kaluar Ervisi bëri celebrim në Bashkinë e Tiranës duke kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare.
Çifti gjithashtu ka mirëpritur në jetë edhe një djalë.
Një detaj tepër i veçantë mori vëmendje në ditën e tij më të rëndësishme të jetës.
Një paramantë me foton e të ëmës së ndjerë këngëtari e ka varur në anën e zemrës së tij. Rikujtojmë që nëna e Ervisit është ndarë nga jeta disa vite më parë.
Linku:https://www.instagram.com/ervis_behari/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ervis_behari/