Nga bashkëpunimi me Vaske Currin tek e vërteta e propozimit në Santorin, rrëfehet Devis Xherahu
Devis Xherahu në çdo dalje të tij e ka të paevitueshme vëmendjen e publikut dhe adhuruesve të muzikës së tij. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin e Rudinës së bashku me Vaske Currin.
Devisi u ndal tek jeta profesionale e kryesisht projekti i fundit por dhe jeta e tij private nuk kaloi pa u prekur.
Këngëtari Devis Xherahu pak ditë më parë ka lançuar projektin e rradhës muzikor i cili u prit shumë mirë nga ndjekësit.
Projekti ‘Hajde më përqafo’ shënon bashkëpunimin e tretë me Vaske Currin. Projektet e tyre kanë qenë super të suksesshme dhe koha e ka treguar një gjë të tillë ndër vite.
Ndjekësit e kanë përqafuar që në ditët e para projektin ‘Hajde më përqafo’ të cilin duket se e pret një rrugëtim i gjatë suksesi. Nuk kishte si të nodhte ndryshe faktikisht kur një projekt përgatitet nga dy artistë të veçantë si ata.
Për sa i përket aspektit sentimental të Devisit një foto e tij me bashkëshorten Ertemionën ka bërë shumë zhurmë në rrjet. Devisi shfaqej i ulur në gjunjë dhe e gjitha u interpretua si një propozim në Santorini por duket se gjërat nuk janë kështu.
Devisi ka treguar se nuk ka qef të bëjë gjëra klishe dhe si pasojë nuk i ka propozuar në këtë formë partneres. Ai tregoi se kjo ishte thjeshtë një foto për humor.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=EjL0SSVMfaI
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/devisxherahu/