Modelja Adrola Dushi ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar në fushën e modelingut. Ajo është bërë pjesë e spotit të koleksionit të ri të Puma. Krah saj qëndron reperi i njohur dhe njëkohësisht partneri i Rihanës Rocky.
Modelja shqiptare ka ndarë një video në profilin e saj në Instagram ku shfaqet përkrah reperit të njohur amerikan, A$AP Rocky, i cili po prezanton koleksionin që ka në bashkëpunim me ‘Puma’.
Ky është koleksioni i tretë që kur A$AP Rocky u bë drejtori kreativ i PUMA F1, duke vazhduar temën e frymëzuar nga garat, me kapuça të modeluar sipas helmetave të garave dhe çantave në formë kuti veglash.
Me siguri ky sukses do të mbahet mend gjatë për modelen dhe ndjekësit e saj të cilët kanë shprehur hapur urimet për të.
Linku:https://www.instagram.com/adroladushi/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/adroladushi/