Shqipëria do të vijojë me vranësira dhe shira me intesitet të lartë që në orët e para të mëngjesit, më problematike situata do të paraqitet në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke raportuar përmbytje lokale.
Pjesa e dytë e ditës do të shtojë intensitetin e reshjeve në të gjithë territorin duke sjellë vërshime të përkohëshme si edhe përbytje në Ultësirën Perëndimore. Pritet rënie intensitetit të shirave vetëm gjatë natës vonë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në territor.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 75 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com