Home ShowBiz Ardit Gjebrea rrëfen për herë të parë bullizmin që iu bë në fëmijëri
Ardit Gjebrea rrëfen për herë të parë bullizmin që iu bë në fëmijëri
0

Ardit Gjebrea rrëfen për herë të parë bullizmin që iu bë në fëmijëri

0
0

Bullizmi është një nga temat më të lakuara dhe përjetuar në kohët e sotme. Arditi e ka trajtuar këtë temë në emisionin e tij ku ka ndarë dhe rastin e vet me ndjekësit.

Ardit Gjebrea është një nga figurat më të dashura të ekranit. Kantautori ka reaguar në daljen e tij të fundit për bullizmin që i është bërë në moshë të re për shkak të vendosjes së syzeve.

Arditi tregoi se sot e ka kaluar atë fazë dhe pse nuk ka numër ai zgjedh ti mbajë zyzet.

“Edhe unë kur isha i vogël, në klasë të tretë vura syze. Për ju sot është normale, por në atë kohë ata që ishin me syze bullizoheshin ashtu siç ty të kanë bullizuar me ato fjalë, edhe mua më kanë bullizuar duke më thënë “qorr” dhe nuk e kam kaluar shumë mirë, por sot edhe pse xhamat e syzeve i kam 0 prapë i mbaj sepse nuk e kam atë kompleks dhe në fund të ditës jo vetëm që ia dola, por ja ku jam, ndërkohë që ata që më kanë bullizuar, nuk e di se ku janë”.

Linku: http://news.arkiva.de/2024/10/07/djali-im-nuk-eshte-perbindeshi-nena-e-diddy-t-reagon-per-here-te-pare/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/arditgjebrea/

tags: