Home ShowBiz ‘Malli veç shtohet’, Ronaldo Sharka kujton të atin e ndjerë me fjalë prekëse
‘Malli veç shtohet’, Ronaldo Sharka kujton të atin e ndjerë me fjalë prekëse
0

‘Malli veç shtohet’, Ronaldo Sharka kujton të atin e ndjerë me fjalë prekëse

0
0

Ronaldo Sharka  rreth një vit më parë ka humbur të atin për shkak të kancerit. Shpesh e shikojmë gazetarin të ndajë me ndjekësit kujtime të ndryshme nga rrugëtimi i tyre.

E së fundmi ka ndarë me ndjekësit një tjetër dedikim prekës për të atin e ndjerë.

“E gjej veten shpesh duke pyetur mamin çdo ditë që kthehem në shtëpi: Po babi ku është? S’di a e kupton nga atje lart se sa shumë më mungon, por thjesht s’di ç’të bëj e çfarë të them e s’di pse po e shkruaj këtë story, por kisha nevojë ta shprehja, askujt në veçanti ndaj ndonjëherë zgjedh këtë formë të shprehuri.

Uroj të jem njeri i mirë sa gjysma jote, më ka marrë malli me ta ndjerë aromën e të zihemi ndopak. Plagët fillojnë mbyllen, por ky dreq malli veç se shtohet”- shkruan ai.

Linku:https://www.instagram.com/ronaldo.sharka/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ronaldo.sharka/