Kanye West po bën gjithçka për ta rikthyer martesën e tij me Bianca Censori në rrugën e duhur.
Një burim i brendshëm tha për In Touch Weekly se reperi kontrovers është “shumë i paduruar” që të ketë fëmijë me bukuroshen australiane.
I besuari më tej tregoi se “gjërat janë përmirësuar” mes të dyve pasi dolën raporte për ndarjen e Kanye dhe Bianca.
“Tani që gjërat janë përmirësuar, ai është në një mision për ta lënë Biankën shtatzënë sa më shpejt”, zbuloi burimi.
“Ai ka dashur gjithmonë më shumë fëmijë dhe një nga arsyet pse u martua me Biankën ishte gjenetika e saj e shkëlqyer, ai është i bindur se së bashku do të kenë super bebe, ai gjithmonë mburret për këtë,” vazhdoi një këshilltar.
Ky burim shtoi se Bianca dhe Kanye “janë duke u përpjekur ta bëjnë atë në mënyrë natyrale, por fjala është se ai ka qenë pak i pasuksesshëm. Pra, me sa duket tani ai po planifikon rrugën e inseminimit ose IVF.
Linku:https://www.geo.tv/latest/573540-kanye-wests-future-plans-with-bianca-censori-revealed
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/biancacenso/