0
0
Big Brother Vip 4 pritet të fillojë në dhjetor. Ky spektakël ndër vite ka mbërthyer ndjekësit para ekranit duke sjellë një sërë dinamikash mes personazheve vip.
Aludimet rreth një liste emrash kanë filluar prej kohësh por deri më tani nuk ka ende asgjë konkrete.
Producentja Sara Hoxha ka zbuluar se punimet në shtëpinë vip kanë përfunduar.
Ajo ka ndarë një pamje nga një pjesë e oborrit ku do të qëndrojnë banorët në këtë edicion dhe gjithçka duket se është arreduar nga e para.
Ende nuk ka një datë fikse por me siguri shumë shpejt do të kemi detaje të reja.
Linku:https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/