Home Lifestyle Parashikimi i motit, 15 nëntor 2024
Parashikimi i motit, 15 nëntor 2024
0

Parashikimi i motit, 15 nëntor 2024

0
0

Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave ku më të fokusuara shirat do të jenë në zonat Jugore – Juglindore, në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore.

Pas- mesditës dhe në vijim pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke i larguar reshjet nga i gjithë territori Shqiptar për të rikthyer intervalet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Fier dhe Elbasan.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 38 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com