Arjon Muça në daljen e tij të fundit ka zbuluar disa të pathëna nga jeta e tij private. Moderatori dhe opinionisti i Për’Puthen ka treguar për herë të parë një çrregullim të tij në të nxënë.
Unë jam disleksik, një nga gjërat që s’e kam thënë kurrë në ekran. Kam probleme me leximin,” deklaroi Arjoni.
“Në moshën 6-7 vjeç, unë kuptova që kur të tjerët dinin të lexonin, unë s’dija. Jo se s’dija, por thjesht nuk e kuptoja mirë sesi funksiononte koncepti i leximit,” tha ai.
“Unë mësoj përmendësh, dhe kur filloj të lexoj, truri im ka zhvilluar aftësinë të krijojë imazhe fotografike. Unë e rishoh shkronjat dhe fjalët, sikur të ishin fotografi dhe mund të gjej pikat kyçe,” shpjegoi Arjoni se si ai e kalon këtë vështirësi dhe arrin të përballojë punën që ai bën.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=mhIHjX2xao0
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/arjonmuca/