Home ShowBiz Roza Lati zbulon arsyen pse nuk deshiron të flasë për lidhjen me Xhonatanin
Roza Lati zbulon arsyen pse nuk deshiron të flasë për lidhjen me Xhonatanin
0

Roza Lati zbulon arsyen pse nuk deshiron të flasë për lidhjen me Xhonatanin

0
0

Roza  Lati ka qenë e ftuar në Goca dhe Gra ku ka zabuluar më shumë detaje pse ka zgjedhur të heshtë për lidhjen me Xhonatanin. Ajo u shpreh se po kalon një periudhë të qetë e të lumtur por kur u pyet për lidhjen e saj me Xhonatanin ajo zgjodhi që të ishte mjaft e rezervuar.
“Unë prandaj i kam shmangur edhe intervistat. Më lejoni të them ‘no coment’ nuk dua të flas për këtë pjesë. Çfarë kam për të thënë e nxjerr pak e nga pak në rrjetet e mia sociale kur unë e gjej frymëzimin me anë të tyre.

Kështu që nuk dua të flas për dashurinë time.
Nuk e shoh të arsyeshme, në përgjithësi kam qenë shumë hermetike gjithmonë sa i përket dashurisë sime por kur dola nga Big-u edhe në bazë të rrugëtimit tim brenda edhe që e pa një publik i tërë Rozën, mendova okej mbase edhe duhet të hedh ndonjë indikacion që shiko se jam e lumtur sepse me daljen time jashtë në kontakt me realitetin pashë gra dhe nëna që më donin shumë dhe më përqafonin dhe më shihnin me një lloj pikëllimi dhe thashë prit një sekondë është çdo gjë okej.

Dashuria është gjëja më e rëndësishme dhe kur e kam pasur dhe kur jo asnjëherë nuk jam shprehur por ishte me vend edhe për shkak të BBV që diçka të publikoja,” tha Roza. 

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Mn4–25ojGk

Burimi i fotos: pexele.com.com