Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka qenë i ftuar në emisioni e Arbana Osmanit ku foli për bizneset dhe sipërmarrjet e tij në të gjithë botën.
Ai tregoi se ndikim për atë që ai është sot kanë pasur shumë njerëz po një ndër ta janë e ëma, një nga partneret e tij dhe disa persona të tjerë.
“Baba për herë të parë jam bërë në moshën 24-vjeçare. Kam dy vajza që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore.
Ai u shpreh se ka dy vajza nga lidhjet jashtëmartesore, me dy gra të ndryshme ku e para ka qenë aksidentale dhe e dyta e planifikuar.
Arbëresha që jeton në Austri, është vajza e madhe. Ka qenë në një kohë tranzitive, pas mbarimit të studimeve dhe kohës kur shkova në shërbimin ushtarak.
Vajza tjetër ka lindur kur kam qenë 30 vjeç. Vajzat janë me dy gra të ndryshme, e para aksidentale, e rastit, e dyta e planifikuar, por e dështuar lidhja.
Vajzat sot janë bankiere, kanë studiuar. Jam shumë i lumtur për to…”
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=J7eP7jtWQyI
Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=J7eP7jtWQyI