Wanda Nara zbuloi detaj të ndarjes së saj me Mauro Icardin, duke përmendur pabesinë, kërcënimet dhe tradhtinë. Ajo ka folur edhe për lidhjen e re me reperin L-Gante.
Wanda Nara, biznesmenja argjentinase dhe personazhi mediatik, theu heshtjen për ndarjen nga futbollisti Mauro Icardi. Duke folur me prezantuesin e TV argjentinas Susana Giménez, Wanda ndau detajet e dhimbshme të kolapsit të marrëdhënies së tyre, duke përfshirë pabesinë, kërcënimet e vazhdueshme dhe manipulimin emocional.
“Si rezultat i një situate që të gjithë e dinë, e cila u krijua disa vite më parë, ne u përpoqëm të shpëtonim martesën tonë, por ishte gjithmonë e njëjta çështje që na përndjekte”, tha Wanda, duke iu referuar lidhjes së dyshuar të Icardit me aktoren China Suarez. “Kur ndodhi, u nisa për në Milano me fëmijët e mi. Më thyen mua si grua, jo për shkak të saj, por për shkak të asaj që përfaqësonte e gjithë kjo.”
Mbi marrëdhënien e saj me L-Gante
Nara, tashmë në një lidhje me reperin argjentinas L-Gante, ka treguar pse ndihet e lidhur me të. “Ai më kujton thelbin tim. Më kthen te rrënjët e mia, te Wanda e lagjes. Më pëlqen të jem me dikë që ka vlera që unë i respektoj. Fakti që ai ka problemet e veta nuk më tremb – madje më shpërqendron nga të miat, “tha ajo
Nuk ka vonuar dhe ka aradhur reagimi i Mauro Icardi
Mauro Icardi nuk duron më. Sulmuesi argjentinas ka vendosur t’i përgjigjet flakë për flakë Uanda Narës teksa ka shfrytëzuar deklaratat e kësaj të fundit se njihej prej tre vitesh me reperin L-Gante me të cilin ka një histori publike tashmë pas ndarjes me futbollistin. Ai ka folur për një gazetar të njohur argjentinas, i cili ka publikuar më pas bisedën në rrjetet sociale, duke bërë të qartë se tani as sulmuesi nuk do të përmbahet në deklaratat kundër ish-gruas së tij.
Bën viktimën, pasi je mburrur me gazetarët. Më ke mashtruar mua dhe fëmijët e tu për tre vite dhe ke pranuar se ke qenë jobesnike, ndërsa unë kujdesesha për fëmijët, duke kujtuar se po punoje. Ndërsa ti kishe një jetë të dyfishtë.
Fyen dhe shpif, je një aktore e mirë, por të ra maska. Ke treguar bisedat tona të vjetra, nuk më intereson, nuk jam i fiksuar, nuk kam raporte me askënd, gënjeshtra dhe përsëri gënjeshtra.
Prioriteti im i vetëm janë vajzat e mia dhe rikuperimi nga dëmtimi. Të shohim çfarë do të bësh kur drejtësia do të shohë prova të vërteta, jo biseda të vjetra dhe audio të realizuara me inteligjencën artificiale”, ishte akuza e Ikardit ndaj ish-gruas së tij me të cilën e pret një betejë e gjatë ligjore për divorcin.
Linku:https://en.nogomania.com/read/Wanda-Nara-exposes-details-of-Mauro-Icardi-split-I-found-chats-photos-and-videos#goog_rewarded
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CtuV-hLOMqY/?img_index=1