Home ShowBiz Fedez në një romancë të re dashurie!
Fedez në një romancë të re dashurie!
0

Fedez në një romancë të re dashurie!

0
0

Fedez flitet se është në një romancë të re dashurie. Emri që tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale: është Matilde, një brune shumë simpatike. Fedez u përpoq ta mbante të fshehtë historinë, por paparacët e kapën dhe tani faqet online janë të mbushura me foto të çiftit.

Media italiane “Chi” ka postuar disa foto të Fedez, me një vajzë e cila shihet e mbështjellë me një shall të errët për t’u fshehur. Duket se reperi ka bërë gjithçka për të mbajtur sekret si lidhjen e re ashtu edhe identitetin e të vajzës.

Të dy kaluan një mbrëmje së bashku në një klub milanez dhe më pas u zhvendosën në shtëpinë e tij.

Fedez, i cili do të jetë ndër 30 emrat e mëdhenj që do të konkurrojnë në Festivalin e Sanremos, po shijon romancën me Matilde, 20 vjeçaren brune dhe tërheqëse që jeton në Milano.

Linku: https://www.notizie.it/en/fedez-finds-love-again-his-alleged-girlfriend-and-matilde-caru/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fedez/

tags: