Rozana Radi është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare në vendin tonë dhe jo vetëm.
Rozana është pjesmarrëse në Këngën Magjike.
Në një moment Rozana u pyet nga Arditi se çfarë është babi për ty.
‘Babai është ai që nuk ta zëvëndëson asnjë burrë tjetër në gjithë jetën tënde.’
Me shaka Arditi i tha se do të kesh punë kur të shkosh në shtëpi pas kësaj deklarate.
Rozana prej vitesh i ka humbur prindërit dhe në një nga daljet e fundit u shpreh:
E kam shumë të vështirë dhe nuk po i hedh dot pas krahëve. Sa herë flas për ta kam një ngërç në të folur, më merret goja dhe nuk …nuk është se nuk ndjehem mirë të flas për ta, se të kisha ndenjur këtu dy orë të kisha folur për babin, për mamin, për Frankon, për miqtë e dashur, se edhe miq kam humbur. Por që faleminderit Zotit, që m’i la aq sa m’i la se mund të m’i kishte marrë dhe më herët. Jam e lumtur dhe them ‘le të më lërë Zoti kështu siç jam, me kujtimet e tyre’. Shpresoj të jem ajo që kanë dashur prindërit e mi.
Gabime kam bërë patjetër, por në një farë mënyre të jem 60% e atyre që kanë dashur ata, se 100% s’kam për t’u bërë dot kurrë. Nuk i kam këtu në jetë të më thonë…nuk kam kujt t’i marr një mendim, se ti e di si janë prindërit. Si ta jep mendimin nëna jote nuk ta jep askush. Mua ai mendim i babit më mungon shumë dhe e pyes veten 700 herë kur bëj diçka. Them ‘si do ta kishte menduar babi’. Por babi ndoshta në 2024 do ta mendonte ndryshe, jo si kur isha 22 vjeç, kur ai më la.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=gDq_TET
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/rozana_radi/