Home ShowBiz Ola Bruko dhe Endrit Prifti zbulojnë detaje nga romanca e tyre, ja çfarë thonë për paragjykuesit
Ola Bruko dhe Endrit Prifti zbulojnë detaje nga romanca e tyre, ja çfarë thonë për paragjykuesit
0

Ola Bruko dhe Endrit Prifti zbulojnë detaje nga romanca e tyre, ja çfarë thonë për paragjykuesit

0
0

Endrit Prifti dhe gazetarja Ola Bruko prej kohësh janë në një romancë dashurie e cila duket se ka ardhur gradualisht në ambientet e punës. Ata pak kohë më parë vendosën të dilnin publikisht për ta shijuar pa ndrojtje.

Kujtojmë se Ola Bruko ka qenë më parë e martuar dhe ka dy fëmijë nga lidhja e saj e kaluar, ndërsa Endri Prifti ka qenë për një kohë të gjatë single.

Dyshja të ftuar në emisionin Ndryshe kanë zbuluar detaje nga romanca e tyre dhe nuk ka munguar një reagim mbi perceptimin që kishin ndjekësit në momentin qëa ata dolën hapur.

Askush nga ne nuk e kërkoi, por për shkak të punës ne qëndronim shumë kohë bashkë. Qëndronim të tre bashkë, edhe me Stefin. Bënim mbledhje pas emisionit, takoheshim gjatë javës se programonim emisionin e radhës e të tjera me radhë, Tha Ola.

Nuk dua t’i largoj, më shumë sesa dua të përpiqem t’i bëj të kuptojnë njerëzve që nuk duhet të merren me tjetrin. “Kurrë mos thuaj kurrë”, thotë populli. Çdokujt mund t’i ndodhë një e mirë, apo një e keqe në jetë dhe s’mund ta gjykosh tjetrin pa e ditur historinë.

Për shembull mua kanë arritur të më shkruajnë deri aty sa “ty të raftë pika moj vajzë që prishe familjen për Endri Priftin”. Më fal, ku e di ti që unë paskëm prishur familjen për Endri Priftin?

Kjo është shumë e tmerrshme edhe jo për mua. Mua më vrasin, sepse kjo mund të ndikojë tek fëmijët e mi. Mua vetëm kjo më vret. Unë për fëmijët e mi jam gati të vras domethënë. Më falni, mos e merrni sikur, në kuptimin e mirë të fjalës. Kështu që duke qenë se i kam të dy fëmijët adoleshentë dhe të dy fëmijët e duan Endrin shumë.

Mezi presin ta takojnë. Përpiqem të mos i marr në konsideratë, pastaj vjen një moment dhe them “si ka mundësi, çfarë janë këto njerëz që e kanë këtë keqdashësi të madhe brenda vetes?”. Në fund të ditës të erdha të mora burrin ty, ose ku di unë. Që ta qartësojmë njëherë e mirë. Kur unë jam lidhur me Endri Priftin nuk kam qenë e martuar, që të qetësohet kjo dynja njëherë e mirë.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=AqzeGpDGmw0

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C_tXc14N5fX/

tags: